Në shikim të parë mund të duket si James Bond 007, por Martin Langanke është sozia e tij.

Marketing

Shumë njerëz e ngatërrojnë Langanke me aktorin e njohur britanik, Daniel Craig e cili e luan spiunin më të famshëm James Bond 007.

Sozia e Daniel Craig ka qenë i ftuar këtë të shtune në emisionin Fol Shqip Show.

Langanke ka shpjeguar se ka 15 vite që e bën këtë punë, pas gjithë asaj kohe, pak e ndjen vetën si James Bond.

I ka disa paralele në jetën e private, për shembull e ka licencën për më mbajt armë, i njeh artet marciale, edhe është trajnuar nga Policia.

Langanke ka treguar se një shok shumë i ngushtë i tij ka shkuar në kinema, për ta shikuar filmin e parë me aktorin Daniel Craig, kur ka dalë prej kinemasë direkt ka shkuar te ai dhe i ka thënë se ti po dokesh si James Bond.

Martin Langanke në emisionin “Fol Shqip Show”

Po ashtu, shoku i tij i kishte thanë se ti duhesh të bësh diçka me këtë fakt. Në anë tjetë, Langanke nuk ka dashur të dëgjojë për këtë gjë, pasi që e ka pasur firmën e tij me 50 punëtorë.

Më pas ai rrëfen se pas dy viteve, është xhiruar në Zvicër filmi i dytë i këtij aktori edhe kanë vendosur me marrë një limuzinë edhe disa turpëroje edhe kanë shkuar në sheshin e  xhirimeve.

Ai shton se dy javë më vonë, producentët e filmit James Bond e kanë kontaktuar në telefon dhe e kanë ftuar të punojë në setin e filmit si dublant.

Langanke ka shtuar se nuk e paguajnë si James Bond e vërtet, por kjo është diçka e mirë, pasi që është avantazh se nëse nuk kanë para me angazhu James Bond ose Daniel Craig munden me angazhu atë për reklama, për evenimente të ndryshme, për ditëlindje, etj.

Në fund, Langanke tregon se gjatë kohës kur e kishte firmën e tij i ka rënë të punojë me shqiptarë.

Ai ka treguar se i pëlqen shumë solidariteti që kanë shqiptarët mes veti, pasi kjo gjë ka humbur pak në Zvicër edhe ka qejf që një gjë të tillë ta posedojnë edhe zviceranët.   

Marketing