Shkrimtari dhe anëtari i Shoqatës së shkrimeve të Zvicër, Bardhec Berisha ka qenë i ftuar në emisionin, “Fol Shqip Show”.

Marketing

Ai gjatë emisionit ka folur për “Kanunin e Lekë Dukagjinit” të cilin e ka përkthyer në gjuhën gjermane, shkruan Albora.ch.

Berishës i janë dashur gjithsej 8 vite për ta përkthyer të plotë “Kanunin e Lekë Dukagjinit”.

Berisha ka thënë se në Kanun bëhet fjalë për mesjetën deri në shekullin e 19.

Kanuni i Lekë Dukagjinit

“Kur flitet për Kanun është fjala për mesjetën deri në shekullin e 19, siç e dimë të gjithë më 1912 është shpallur pavarësia e një pjese të trojeve shqiptare, kështu që prej asaj dite deri në ditët e sotme ne i kemi ligjet dhe bie kanuni. Nuk ka kurrfarë legjitimiteti në atë mënyrën shtetërore apo popullore”, ka thënë ai.

Gjithashtu, Berisha ka treguar se cili ishte roli i gruas në kohën e Kanunit.

“Nëna apo gruaja janë të obligume, është edhe te përkthimet që bëhen në mënyrë të gabueshme, sepse gjuha e vjetër, gegnishtja në të cilën është i shkruar kanuni është gjuhë që nuk përputhet me termologjitë e sotshme. Aty ku është nënë dhe gruaja, thuhet që gruaja duhet me rogue, përkthyesit që e bëjnë këtë fjalën rogim, rogë, rrugëtar e merr si bazament, mirëpo nuk është e thënë për të gjuhë rrogëtar, por është shërbim, por të punojë, duhet me shërby në shtëpi të burrit, duhet me rogu, duhet të punojë është e obligueshme. Duhet patjetër të punojë aty ku është e martuar”, ka shpjeguar ai.         

Bardhec Berisha

Ai ka theksuar se në Kanun thuhet se burrat nuk kanë të drejtë mbi jetën e gruas

“Burri nuk ka të drejtë mbi jetën e gruas”, ka theksuar ai.

Më tej, Berisha ka treguar se ka insistuar tek dy qeveritë shqiptare që ta çojnë “Kanuni e Lekë Dukagjinit” në UNESCO.

“Gjatë kam insistuar te qeveria shqiptare edhe kosovare që të shikojnë dhe ta çojnë në UNESCO, si vepër e jona kombëtare, e cila ndër të rrallat që na ka mbet e jona është “Kanuni i Lekë Dukagjinit”, ka shpjeguar ai.

Po ashtu, Berisha e ka lexuar edhe parathënien e librit të përkthyer në gjuhën gjermane.

Bardhec Berisha

“Kanuni i Lekë Dukagjinit” aq shpesh i cituar, por nuk e kanë kuptuar. Kjo ka qenë si pikënisje për idenë, e më vonë edhe për fillimin e projektit të përkthimit të “Kanuni të Lekë Dukagjinit”, megjithatë nuk kanë mundur ta paramendojnë as botuesi as përkthyesi, besoni asnjëri nuk e kemi paramenduar, që pasi të kryhet ky përkthim, duhet të parashtrohen pyetjet se sa do të ketë përgjigje. Përkthimi prej gjuhës shqipe në gjuhën gjermane ka qenë një rrugë e gjatë në kërkimin e fjalëve adekuate, si në gjuhen shqipe, ashtu edhe në gjuhën gjermane. Sepse gjuha që është përdorur në botimin e vitit 1933 prej françeskanëve dhe me redaktimin e Gjergj Fishtës, ka qenë gjuhë e asaj kohe”.

“Ndryshimet e thella në shoqërinë shqiptare dhe kosovare prej vitit 1933 deri më sot dhe i miliona njerëzve të shpërndamë anë e mban botës me prejardhje shqiptare nuk ja ndalojnë vetës të drejtën që ta përdorin, në thonjëza sipas kanunit, mirëpo ky ndryshim i detyron të përshtaten me kujdes në botën e jetës reale të shoqërisë së sotme. Kjo bie në sy tek ligjvënësit lokal në radhë të parë në drejtim të së drejtës penale. Monopoli ekzekutiv i pleqnarëve, pleqtë e kanunit sot ka kaluar në dorën e shtetit në vendin prej kujt vije kanuni ashtu edhe në ato vendet ku kanë migruar”

“Këto janë gjëra të cilat edhe në ditën e sotit “konfrontohemi” me ato që i ka shkruar kanuni, kurse Martin Sheleba e ka edhe një citat tjetër që jam i detyruar në një mënyrë ta lexoj: “Leximi dhe posaçërisht rileximi i Kanunit nxjerrë urtësinë, mençurinë në dritë, urtësi që ndesh menjëherë, p.sh. gjakmarrja nuk është e drejtuar në vrasje të detyrueshme, gjithashtu rregullat e jetës së përditshme të shoqërisë së asokohshme shqyrtohen si mençuri apo bukuri. Njerëzve perëndimor të ashtuquajtur të formuar dhe të ngritur mund t`ua shtrojmë një pyetje të papërshtatshme: për ç`arsye perceptimet tuaja shpesh janë të flirtuar në mesazhet e frikës dhe tmerrit? Do të thotë botuesi e bën këtë pyetje me qëllim jo ta mbrojë por në të vërtetë aq mirë është gjuajt në punën e Kanunit edhe e ka marr me zemër punën e vet”.

Albora.ch

Marketing