Puna humanitare e Shoqatës bamirëse  “Nënë Tereza” për mbi 3 dekada është mbledhur në librin monografik “Mes luftës dhe paqes”, të autorit Engjëll Berisha.  

Marketing

Në kuadër të kësaj shoqate është bërë promovimi i këtij libri monografik, “Mes luftës dhe paqes” në Luzern të Zvicrës.

Ky promovimi i librit u hapë nga kori i Kishës katolike në Luzern, kurse u prezantua nga moderatori, Altin Marku.

Kori i Kishës katolike

Kryetari i Shoqatës Humanitare Bamirëse, “Nënë Tereza” në Zvicër, Nue Zalli ka folur para të pranishmëve, ku ka thënë se promovimi i këtij librit është vazhdim i punës së tyre.

“Ky promovim i librit monografi është vazhdim i punës që po e bëjmë me misionin e humanizmit, pasi që shumë nga ju këtu të pranishëm dhe qindra të tjerë e nisen që nga vitit 1990. Qëllimi është të ruajmë dhe të arkivojmë kontributin e kohërave më të vështira që kaloi populli ynë në Kosovë, si dhe kudo që është vepruar në kohëra të liga.

Nue Zalli

Janë përdoruar të gjitha të dhënat që janë ruajtur këtu në shoqatë dhe të tjerat që i kemi mbledhur nga aktivistë të të gjitha kohërave”, ka thënë Zalli.

Pas Zallit, fjalën e mori drejtori i Shoqatës “Nënë Tereza” në Kosovë, Zef Shala.

Zef Shala

“Mirëpritje te veçantë kemi pasur çdoherë këtu, jo vetëm ne, ma merr mendja se çdo shqiptarë, çdo institucion që ka ardhur nga Kosova te ju ka gjetur mirëpritje. Por, keni qenë shumë të matur dhe te interesuar me të gjithë për çfarëdo kërkesë të karakterit humanitar, nuk ka shkuar shkel e shko, por ka shkuar me një maturi, me një precizitet dhe me një profesionalizëm jashtëzakonisht të mirë”, ka deklaruar ai.

E pranishme ishte edhe deputetja në Kantonin e Luzernit, Ylfete Fanaj, ku e citoi të shenjtoren shqiptare, Nënë Terezën.

Ylfete Fanaj

“Ne mendojmë se gjithçka që bëjmë është vetëm një pikë uji në oqean, por të mos ishte kjo pikë, oqeaneve do t`iu mungonte kjo pikë “, këtë thënie e ka thënë e shenjta jonë Nënë Tereza dhe ne njihemi ndonjëherë shumë të vegjël ose të parëndësishëm, të papërshtatshëm kur i shohemi problemet e botës. Na duken edhe mundësit tona që i kemi shumë të vogla, dhe ndonjëherë nuk dimë se ku duhet të fillojmë”, ka thënë Fanaj.   

Ndërkaq, anëtar i shoqatës “Nënë Tereza”, Agim Alaj, ka thënë se libiri “Mes luftës dhe paqes”, është një monografi për punën 32 vjeçare të shoqatës bamirëse “Nëna Terezë” në Zvicër.

Agim Alaj

“Jemi mbledhur këtu për të promovuar librin “Mes luftës dhe paqes”, të autorit Engjëll Berisha. Libri i cili është një monografi për punën 32 vjeçare të shoqatës bamirëse “Nëna Terezë” në Zvicër. Për shkak të hapësirës të madhe kohore, vëllimin e madh të punës së bërë në shoqatë ndër vite, dhe materialit voluminoz arkivor në arkivin e shoqatës, fillimisht duhej ideja e monografisë një sidë e pamundur. Falë autorit Engjëll Berisha, punës së tij të palodhshme, me një përkushtim sa profesional aq edhe human, sot ne e kemi në duart tona një libër që përfshin mundin dhe angazhimin e qindra e qindra veprimtarëve dhe humanistëve në gjirin e kësaj shoqate”, ka shpjeguar ai.

 Kurse, misionari Don Anton Ukaj ka folur për bashkëpunimin mes Misionit katolik shqiptar dhe shoqata “Nënë Tereza”.

Don Anton Ukaj

“Misioni katolik shqiptar dhe shoqata “Nënë Tereza”, edhe pse në role dhe detyra të ndara që nga themelimi i tyre kanë pasur një bashkëpunim të mirë, konstruktiv dhe gjithëpërfshirës, bashkëpunim ky që vazhdon edhe sot e kësaj dite”, ka thënë ai.

Engjëll Berisha

Para të pranishmëve ka folur edhe autori i librit, Engjëll Berisha.

Marketing