Mimoza Gashi është shqiptare që jeton në Suedi, shkruan Albora.ch. Mimoza Gashi nuk është emër i panjohur për sportdashësit pasi që ajo ishte boksiere. Ajo ka qenë edhe reprezentues e Kosovës në boks.

Marketing

Por, fatkeqësisht apo fatmirësisht, Mimoza Gashi ishte mes dy “zjarreve”, ku duhej të vendoste që të vazhdonte me boks apo të shkollohej.

Ajo ka qenë e ftuar në emisionin Fol Shqip Show, ku ka folur për jetën e saj, për kohën e artë të saj në boks, si dhe për profesionin e tanishëm.

Mimoza është kombinim Drenicë-Gjilan, ajo ka treguar se nga cili i vend ka marr më shumë në karakterin e saj.

“Varet prej situatës, varet ku jemi, me cilët njerëz. Normal edhe karakteri ndërron prej momentit, edhe pse Drenica është një karakter i fort, pak gjaknxehtë, karakteri i butë ndoshta shihet që zgjedhja e profesionit, në fakt tash që e kam, që është që merrna më shumë me fëmijë, merrna me njerëz, në vend se me i rrah, po iu rregulloj dhëmbët”, ka shpjeguar ajo.

Më tej, Mimoza ka treguar se përveç ndeshjeve që i ka pasur me vajzat, ajo është ndeshur edhe me gjininë e kundërt.

“I kam pasur 35 ndeshje, fitore i kam pasur 25, 5 të tjera i kam pasur barazim që i kam pasur ndeshje me djem se çika nuk ka pasur. Më ka ndodhë të ndeshem me pesë djem, ka qenë boks amater, kam rrahur një shqiptar, një nga Kazakistani, dhe tre kanë qenë nga Suedia”, ka treguar ajo.   

Po ashtu, ajo ka dhënë detaje se si pranoi që të ndeshet më një djalë shqiptar në ringun e boksit.

Gjithashtu, Mimoza ka treguar arsyen se pse nuk merret me boks.

“Mua gjithmonë më ka shkuar shkolla shumë mirë, edhe bash në atë kohë që unë kam shkuar e kam reprezantuar Kosovën, një vit në ekipin e tyre, unë kam pasur qejf me shku në olimpiadën 2016, u dashtë me vendos me shku komplet në Kosovë me ushtru edhe me u shkollu në Suedi. Nuk shkojke dyjat, u deshtë me vendos shkollën ose boksin, edhe si femër unë e paramendoj vetën që kam familje dhe punë me 25-17 vjet, edhe për atë më vyen shkolla, kështu që e kam ndaluar boksin total, veç e ushtroj tash që mos me harru”, ka shpjeguar ajo.     

Mimoza vjen nga një familje që është marr me boks.

“Ka qenë boksier në Prishtinë, në klubin që edhe unë ja kam nis më ushtru për Kosovën, në fakt edhe vëllai ka qenë boksier në Suedi”, ka thënë ajo.

Po ashtu, ajo ka folur edhe për prindërit e saj.

“Në fillim kur kanë ardhur në Suedi në vitet e 90-ta para se me u bë lufta në Kosovë, ai ka punuar punë shumë të rënda, tash pe pret pensionin. Mami ka qenë pak më nga shkolla. Mami në fillim ka qenë infermiere në Intensiv. Në qytetin ku kam lindur unë dhe vëllai, kemi pasu aq shumë gjuhë, 47 gjuhë jashta gjuhës suedeze, 47 gjuhë, 47 mësues, një prej tyre ka qenë edhe mami. Tash është politikane në Partinë e të Gjelbërve ”, ka thënë ajo.  

Albora.ch

Marketing