Ela Muja nuk është emër i panjohur i muzikës shqiptare.

Marketing

Ajo ka disa vite që merret më muzikë. Për karrierën dhe jetën e saj ka folur në emisionin e diasporës, Fol Shqip Show.

Ajo ka treguar se ka tri vite që është zhvendosur nga Shqipëria që të jetojë në Zvicër.

“Para tri viteve jam vendosur, në Zvicër kam ardhur vazhdimisht. Jam kuksiane, jam shkolluar dhe kam jetuar deri në shkollë të mesme, pastaj kam vazhduar në Tiranë dhe atje i kam përfunduar studimet e larta, pastaj jam marr me një biznes që e kam pasur atje, me estetike, parukerin. Pastaj u vendosa në Zvicër, se na ka bërë për vete, u deshtë tri vite”, ka thënë ajo.

Ela Muja

Ela ka treguar se nuk ishte e lehtë që të jetojë në mërgim.

“Qe tri vite e vuaj shumë, nuk më pëlqen shumë të gjithë e adhurojnë, por momentin që vjen janë shumë gjëra që ngushtohen, p.sh. ke një jetë shumë standarde që në Shqipëri nuk e ke, ke rregulla, ke fatura, ke obligime më të mëdha, ke rroga më të mëdha, por shpenzimet janë më të mëdha”, ka thënë ajo.

Ajo ka treguar se muzikën e bën për  qejf.

Po ashtu, Ela ka folur edhe për këngët e saj, ku ka zbuluar se disa nga këngët i ka larguar nga publikim.

Ela Muja

“Kam 4 ose 5 këngë, por 2 i kam hequr. Të parat i kam hequr se s`kanë qenë të punuara mirë dhe nuk jam ndje mirë më zërin që kanë nxjerrë. Varet më kë bashkëpunon, kam qenë fillestare dhe vetëm kam punuar. Përveç, Granit Gashit që po punon me shpirt me mua, të tjerët nuk kanë punuar me shpirt”, ka treguar ajo.

Gjithashtu, Ela ka thënë se të jesh femër kushton më shumë që të bësh muzikë.

“Më shumë se jam femër, më shumë përkushtohem shumë gardërobës edhe unë shpenzoj shumë me rroba. Nën 15 -17 nuk e bëj asnjë këngë, prandaj e bëjë një ose dy këngë në vit e nuk bëjë më shumë . Unë të kisha një studio, gjithë njerëzit më thonë “pse nuk merr pjesë të një studio profesionale, por gjithmonë i përkushtohesh gardërobës dhe luksit”, ndoshta është ky edhe gabim im, ,më mirë të marrësh një fustan dhe të punosh me një  studio profesionale”, ka thënë ajo.

Marketing