Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka publikuar ditë më parë albumin e saj të tretë në karrierë “Bebe”.

Marketing

Ky album përmban 12 këngë, tre prej të cilave janë bashkëpunime me emra të njohur të muzikës ndërkombëtare si: David Guetta, Snoop Dogg dhe Dolly Parton.

Pasi doli në treg, albumi i artistes ka filluar të ngjitet në top listat ndërkombëtare të muzikës.

Aktualisht ai renditet si albumi i pestë më i shitur në nivel global, sipas matësit të platformës muzikore iTunes.

Bebe ka falenderuar të gjithë ata që po e mbështesin dhe po e dëgjojnë albumin e saj të ri.

Marketing