Një anesteziolog dhe një kirurg janë arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Gjilanit si të dyshuar për marrje ryshfeti.

Marketing

Sipas njoftimit të autoriteteve, mjeku anesteziolog dyshohet se kishte kërkuar ryshfet në vlerë prej 100 eurosh për të kryer një ndërhyrje.

Ndërkaq, mjeku kirurg dyshohet se lidhur me këtë ndërhyrje mjekësore kishte marrë 330 euro ryshfet dhe kishte kërkuar edhe 200 euro shtesë.

Para arrestimit, hetuesit kishin bërë simulimin e veprës penale.

“Hetuesit kanë arritur të sigurojnë dëshmi gjatë dorëzimit të parave tek njëri i dyshuar”, thuhet në njoftim.

Të dy të arrestuarit janë dërguar në ndalim prej 48 orësh.

Marketing