Haki dhe Bedri Golaj janë dy vëllezër nga Gjakova, që kanë migruar në Zvicër.

Marketing

Këtë javë prezantuesi dhe producenti i emisionit Fol Shqip Show, Altin Marku ka qenë mysafir i tyre. Ai ku ka zhvilluar një reportazh në firmën e tyre “Hago-Tech”.

Firma e vëllezërve Golaj është një ndër bizneset shqiptare më të suksesshme në Zvicër.

Gjatë reportazhit, Haki Golaj ka folur para mikrofonit të Fol Shqip Show. Ai ka treguar se si lindi idea për t`ia filluar këtë biznesë.

Haki Golaj

“Ideja ka lindur kështu, kur kam ardhur në Zvicër e kamë bërë këtë zanat, me hekura. Në 2007 kemi filluar duke punuar privat për shoqninë, në 2008 e kem nis me punu, me vëllain, me ndihën e kushërinjve, me ndihmën e shoqërisë, duke na dhënë punë, duke na ndihmuar”, ka thënë ai.

“Në 2008 e kemi regjistruar firmën “Hago-Tech” dhe nuk jemi ndalur asnjëherë”, theksoi Golaj.

Bedri Golaj

Po ashtu, ai ka treguar se çfarë punë bëjnë në firmën e tyre.

“Vazhdojmë duke punuar për firma shqiptare, sidomos zvicerane, mobileje, tavolina, karrige”, ka thënë ai.

Më tej, ka treguar se “Hago-Tech” është biznes familjarë.

“Është biznes familjarë, së pari kam filluar vetëm me nusen time, pastaj pa e mohuar punën e vëllait, Bedriut, siç të thash kanë qenë edhe kushërinjtë e mijë që kanë ardhur pas orarit të punës dhe më kanë ndihmuar, se kem pasur shumë punë”, ka shpjeguar ai.

Albora.ch

Marketing