Këngëtarja, Valbona Spahiu ka qenë e ftuar në emisionin e diasporës, Fol Shqip Show.

Marketing

Ajo jeton në Gjermani, por dëshira e saj është të jetojë në Kosovë. Valbona ka prejardhje nga fshati Gadime në komunën e Lipjanit, shkruan Albora.ch.

“Shkoj shumë shpesh në Kosovë. Unë i bëj 18 vite që jetoj në Gjermani aq shpesh shkoj sa nuk po mundem të mësohem me Gjermanin”, ka thënë ajo.

Gjate emisionit Fol Shqip Show

Po ashtu, ajo ka treguar se në cilin vend dëshiron të jetojë.  

“Më shumë punën e kam në Zvicër, në Gjermani jetoj, por nuk po mundem të mësohem me Gjermanin se ka më shumë shqiptarë në Zvicër, edhe kur vi në Zvicër e ndjej vetën pak si në Kosovë”, ka deklaruar ajo.

Po ashtu, ajo ka folur edhe për këngë e fundit.

“Është kënga e fundit që e kam pasur me videoklip “Je ideal”. Shumë më pyesin se kujt ja ke bërë këtë këngë, nuk ja kam bërë askujt. Faktikisht, kjo këngë ka qenë në potpurinë e vitit të ri, por më ka pëlqyer si tekst me lanë singel, si këngë edhe vendosa me lanë si këngë”, ka shpjeguar ajo.

Gjatë emisionit, këngëtarja ka treguar mënyrën se si e ka larguar peshën e tepër në trupin e saj.

Gjate emisionit Fol Shqip Show

“Katër ditë ka qenë dhimbja pas operimit. Deri në 6 muaj deri sa të stabiliziohesh me ushqim, është një lloj programi që duhet patjetër me mbajt, mirëpo i kam bërë një vit tash mirë jam. Nuk mundem me thanë më përpara, nuk jam kanë shumë, por në kohën e pandemisë pak ma shumë mu dok vetja edhe kisha problem me frymëmarrje, edhe me këndu kisha problem. Kam vendos një çast, sot për nesër, po shkoj edhe pe kryej”, ka treguar ajo.

Sipas Valbonës këngët tavllave janë më të vështirë se këngët e zhanreve tjera.

“Ma zor është më këndu tallava se një kangë, se një kangë është 3 minuta e diçka, hynë e këndon në studio ose e këndon playback. Tallavaja është shumë më e rëndë se këngët. Duhesh me improvizu aty për aty. Tallava nëpër Prishtinë këndojnë edhe reperat nga pak, edhe e dëgjojnë”, ka thënë ajo.   

 Albora.ch

Marketing