Shoqata “Vatra” në Cyrih ka shënuar 30 vjetarin e themelimit, shkruan Albora.ch.

Marketing

Përgjatë këtyre 30 viteve kjo shoqatë ka mbajtur gjallë frymën dhe traditën shqiptare në Zvicër.

Për emisionin e diasporës  “Fol Shqip Show” ka folur kryetari i ri i kësaj shoqate, Vlson Kqira.

Ai ka folur rreth shoqatës, dhe organizimet që janë bërë për ndër të 30 vjetorit.

Vlson Kqira

“Rreth klubit “Vatra”, unë jam rritur në këtë klub. E përshëndes ish kryetarin Hysen Berishen, dhe them se ai është kryetari i Vatrës dhe do të jetë kryetari i Vatrës, gjithmonë në zemrat tona në këtë klub shoqërorë-kulturorë, “Vatra”. Sa i përket organizimit për këtë koncert, për 30 vjetorin, unë ju kisha falënderuar organizatorëve. Natë e ditë kemi punuar për këtë mbrëmje madhështore. Sa i përket anës së sportit, ne jem 30 anëtarë futbollistë. Çdo të shtune kemi lojë, stërvitje, por bëjmë edhe shëtitje nëpër Itali, Turqi. Për 30 vjetorin do ta ceki edhe njëherë do ta organizojmë një turne të futbollit këtu që do t`i pres 63 ekipe për 30 vjetorin”, ka deklaruar Kqira.

Anëtari i këtij klubi, Nexhmedin Isufi ka treguar për historikun e shoqatës “Vatra”.

Gjate emsionit Fol Shqip Show

“Klubi kulturor “Vatra” është themeluar më 17 prill të vitit 1993 dhe veprimtarin e ka zhvilluar deri në vitin 2003. Por aktivitetet e  veprimtarisë klubit kulturor shqiptar “Vatra” në atë kohë janë ndërpre për shumë shkaqe. Ne me shumë kënaqësi e festojmë 30 vjetorin e emrit kulturor “Vatra””, ka thënë ai.   

Për Fol Shqip Show, ka folur edhe kryetar i ansamblit, Lulzim Krasniqi.

Lulzim Krasniqi

“Sa na përket neve si ansambël, klubi kulturor “Vatra” pas themelimit ka qenë i ndarë ne dy seksione: të kulturës, kemi lindur ne si ansambël “Vatra”. Jemi organizuar në 30 vjetorin e themelimit të klubit , jemi munduar me tregu programe sa me të mirë dhe sa më të larmishëm artistik”,ka thënë ai.

Blerta Zeqiraj e cila është valltare ka treguar për rolin e saj në këtë klub.

Blerta Zeqiraj

“Vallëzoj në ansamblin “Vatra” qe 10 vite. Unë i ushtojë fëmijët dhe të mëdhenjtë kur nuk është Luli dhe Nexhi. Më kënaqet zemra me i pa duke vallëzuar kështu dhe shpresoj që edhe shumë vite tjera kanë”, ka thënë ajo .        

Në anën tjetër, Nexhmedin Isufi ka treguar se ansambli “Vatra” ka rreth 60 anëtarë.

Nexhmedin Isufi

“Në ansamblin “Vatra” kem mbi 60 anëtarë të rritur dhe të vegjël. Vallet përgatiten më së shumti prej trevave tona shqiptare  gjithandej nga janë dhe aty i përzgjedhim vallet,  kemi kolazhe të valleve, kemi vallen e Pavarësisë, kemi vallen e  Brezit e shumë valle tjera, të cilat se bashku me Lulin edhe Blertën punojmë dhe e bëjmë mundin tonë aq sa kemi mundësi”, ka thënë Isufi.

Albora.ch.

Marketing