Filloreta Raçi – Fifi u bë nënë për herë të parë ditën e martë (25 prill).

Marketing

Ajo dhe partneri i saj, Adis Patushi, kanë mirëpritur një djalë që e pagëzuan me emrin Theo Mal.

E së fundmi ajo ka publikuar në TiKTok një video të shkurtër të ditës kur erdhi në jetë djali i saj.

Videon e ka kompletuar me disa momente të rëndësishme, duke e përshkruar tërësisht situatën që kaloi.

Shkrimi i plotë i Fifit:

“Një video e shkurtër e ditës që erdhi në jetë im bir

Nuk po e kuptoja çfarë po ndodh me trupin tim e as me bebin kur filluan kontraksionet deri ia dëgjova rrahjet në monitor…kisha frikë.

Dhe nuk dua të tregoj përjetimin se sa e vështirë ishte. Thjesht dua të falënderoj Zotin që ndihmojë ta sillja në jetë melaqen.

Momenti që e kisha në krahë. Momenti më i bukur në jetë. Bekim.

Faleminderit dhe ty (Adisit). Faleminderit shpirt që më bëre të përjetoj ndjenjën më të shtrenjtë në botë.

Tani e kuptoj sa të bekuara qenkan nënat”

@fifi.fr 👼🏻💙 #baby #theo #son #mother ♬ You Are The Reason – Calum Scott
Marketing