RRETH NESH & KONTAKTI

Kush jemi ne

Mirë se keni ardhë në webfaqen Albora.ch.

Me qasjen në Albora.ch dhe përdorimin e përmbajtjes së webfaqes, keni pranuar që të mbani përgjegjësinë ligjore për të ju përmbajtuar termave të Përdorimit.


Albora.ch është projekt privat medial në internet, I hapur për tregun shqipfolës të diasporës në përgjithsi, duke ofruar lajme dhe aktualitete të jetës,veprimtarive të shqiptarëve Diasporës edhe të Ballkanit, lajme nga showbizz, shëndetësi, sport, emisione, intervista duke u përpiqur gjithëmonë të përmbushë standardet më të larta të gazetarisë objektive dhe të raportojë faktet. Pra misioni Albora.ch është plasimi I lajmeve, informatave, kontakteve, si dhe e shërbimeve të tjera kryesisht ndaj popullatës shqiptare në Zvicër,si dhe ndaj diasporës shqiptare në tërsi. Në kuadër të misionit të Albora.ch hyn edhe  promovimi i vlerave demokratike të cilat e forcojne shoqërinë civile. Albora.ch poashtu I kundërvihet jotolerancës etnike dhe religjioze dhe promovon mirëkuptimin e ndërsjellë ndërmjet popujve.


Vizioni i “albora.ch” ka të bëjë me integrimin e popullatave shqiptare në Zvicër dhe përgjithësisht në diasporën shqiptare, pastaj zhvillimin e ndërsjellë të kulturave të ndryshme që jetojnë në Ballkan dhe Evropë, Pasqyrimin e të gjitha aspekteve shoqërore pa diskriminim, duke mbajtur llogari edhe për grupet specifike shoqërore;Ne synojmë që të jemi adresa kryesore dhe ura e komunikimit të ndërsjellët të kompanive nga Kosova, Maqedoni e Shqipëria me kompanitë që operojnë në Zvicër.Qëllimi I Albora.ch është përgjigjje në mënyrë konkrete ndaj nevojave specifike të popullatave shqiptare përmes informatave,lajmeve dhe në shqip, gjermanisht dhe anglisht, por edhe të qytetarëve zviceran të cilat janë në kontakt të rregullt me Shqiptarët.


Misioni i Albora.ch është prodhimi I lajmeve, informacione objektive dhe analiza për çështjet jetike vendore dhe rajonale të rëndësishme për reforma të suksesshme demokratike dhe ekonomike, pastaj promovimi i vlerave demokratike të cilat e forcojne shoqërinë civile.

Përmes kësaj webfaqe, synohet  që të theksohet lidhja mes migrimit dhe zhvillimit, duke prodhuar baza informative duke nxitur një mendim të sinqertë mbi potencialin që përfaqëson diaspora si forcë shtytëse e vendeve të prejardhjes, dhe poashtu, evoluimi i situatës në procesin e integrimit në Zvicër.Albora.ch punon në zhvillimin dhe integrimin e të ardhurve prej vendeve tjera në Zvicër, duke i dhënë forcë  burimeve sociale të diasporës rreth projekteve të investimeve në vendet e prejardhjes si dhe duke favorizuar kyçjen e tyre në procesin socio-politik zviceran.

Albora.ch  bën përpjekje të vazhdueshme për të siguruar që përmbajtja në webfaqen e saj të jetë sa më e saktë, e plotë dhe në kohë; Çdo ghostwriter përdorim i paautorizuar i materialeve, pa marrëveshje me redaksinë është shprehimisht i ndaluar dhe përbën shkelje të së drejtës të autorit.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Albora”.
Të gjitha kërkesat për përdorim privat, jo-komercial duhet të bëhen duke kontaktuar redaksinë e webfaqes www.albora.ch

Për detaje të reklamimit, mundësi reklamimi, pyetje, ankesa mos hezitoni të na kontaktoni nëpërmjet:


E-mail: [email protected]