Më 5 maj, kampioni i boksit Sefer Seferi do të zhvilloj ndeshjen e radhës në Danimarkë, shkruan Albora.ch.

Marketing

Seferi ka realizuar 29 ndeshje gjatë karrierës së tij, nga këto përballje ai i ka humbur gjithsej 3 prej tyre.

Seferi Seferi lidhur me karrierën e tij, si dhe për ndeshjen që pritet ta realizojë ka folur në emisionin e diasporës, Fol Shqip Shoë.

Ai ka treguar se pse kjo ndeshje do të zhvillohet në Danimarkë.

Sefer Seferi

“Kemi rënë dakord kjo ndeshje të mbahet me 5 maj në Danimarkë, kënaqësia ime do të ishte në trojet shqiptare të ndodh kjo ndeshje, por si gjithmonë të ne janë shumë vështirë mbështetje, financimet, këto sponsorët. Kështu që ramë dakord që të mbahet në Danimarkë”, shpjegoi ai.

Seferi ka theksuar se çdo ditë stërvitet fort e më fortë.

“Jam duke e dhënë maksimumin, ditë kalojnë shumë shpejt, në shumicën e rasteve nga përvoja ime jam mësuar që nëse një njeri mendon se nesër do të bëj më shumë stërvitje, mbas nesër më shumë stërvitje, kështu që koha ikë aq shpejt dhe vjen data e ndeshjes”, ka treguar ai.

Sefer Seferi

Ndërkaq, ai ka shpjeguar se si ndihet kur hynë në sallën ku do të zhvillohet ndeshja.

“Ka shumë emocione, por në fillim ai momenti kur futen njerëzit në sallë dhe ai momenti kur futesh ti vetë në ring si sportistë ka shumë emocione. Janë emocione të përshkruara”, ka theksuar ai.  

Albora.ch.

Marketing