Klubi anglez, Arsenali po kërkon një marrëveshje për yllin dhe kapitenin e West Ham United, Declan Rice.

Marketing

Mesfushori anglez është në krye të listës së dëshirave të Topçinjve, të cilët kërkojnë një mesfushor të ri për sezonin 2023/24.

Sipas mediumit football.london, Topçinjtë do të kërkojnë të shpenzojnë shumë gjatë verës për të fituar Ligën Premier sezonin e ardhshëm.

Arsenali i ka dhënë Manchester Cityt një avantazh të madh në garën për titull në Ligën Premier dhe kjo erdhi shkaku i zgjedhjeve të pakta në ekip.

Pas humbjes 4-1 ndaj Cityt mbrëmjen e së mërkurës, skuadra e Mikel Artetës e di se liga nuk është në duart e tyre për këtë sezon.

Megjithatë, ata do të shpresojnë se sigurimi i lojtarëve si Rice do t’i lejojë ata të shkojnë një hap më tej në sezonin e ardhshëm.

Përveç Rice, Arteta ka konfirmuar gjithashtu se ekipi ka nevojë edhe për një qendërmbrojtës tjetër. 

Marketing