Xavi Hernandez zbuloi se Barcelona ka zhvilluar bisedime me La Ligën për rikthimin e mundshëm të Lionel Messit në klub nga Paris Saint-Germain.

Marketing

Gjiganti katalunas mbetet i interesuar të rikthejë legjendën e tyre që u largua nga klubi në 2021 për t’u bashkuar me Paris Saint-Germain në një transferim të lirë.

Dhe tani menaxheri i Barcelonës, Xavi ka konfirmuar se klubi po flet me drejtuesit e ligës për rikthimin e argjentinasit sezonin e ardhshëm.

“Po, Barcelona u takua me La Ligën, por jo vetëm për ardhjen e mundshme të Leos. Do të shohim që të përmirësojmë skuadrën për vitin e ardhshëm, por nuk është çështje e rëndësishme; ka ende një ligë për të fituar”, ka thënë fillimisht Xavi.

“Kemi një lojë kyçe dhe kjo është çështja e rëndësishme. Kjo është një çështje e Mateu Alemany dhe ai na informon, por, teorikisht, gjithçka po shkon mirë”.

“Në fund, ne nuk e dimë nëse do të ndodhë apo jo. Është shumë shpejt për të folur për këtë. Jemi të fokusuar në ndeshjen kundër Betisit dhe në fitoren e La Ligës, e cila do të na jepte shumë stabilitet. Do të flasim për nënshkrime të mundshme”.

Xavi më tej deklaroi se ndërsa rikthimi i Messit është një nga transferimet e shumta që klubi po punon për momentin, fokusi i skuadrës mbetet i vendosur në fitimin e titullit të ligës këtë sezon.

Me gjithë humbjen tronditëse të klubit nga Rayo Vallecano në mesjavë, Barcelona mbetet favorit për të fituar titullin pasi aktualisht ka një epërsi të madhe prej 11 pikësh në krye të tabelës.

Djemtë e Xavit do luajnë sot (e shtunë) përball Real Betisit në kuadër të javës së 32-të në La Liga.

Marketing