Është zbuluar 11-ja e lojtarëve më të paguar në Ligën Premier dhe dyshja e Manchester Cityt, Kevin De Bruyne dhe Erling Haaland kryesojnë listën.

Marketing

Kur bëhet fjalë për pagat e tyre, disa futbollistë me të vërtetë e fitojnë atë me paraqitjet e tyre, ndërsa disa tjerë nuk po justifikojnë pagat e mëdha që po marrin.

Haaland, për shembull, meriton çdo cent që merr te City, çdo ditë apo çdo javë, pasi së fundmi ka shënuar golin e tij të 49-të të sezonit.

Në fakt, kampionët e Ligës Premier thuhet se tashmë duan të rrisin pagën e tij, më pak se një vit pasi ai mbërriti, në mënyrë që ta mbajnë atë jashtë kthetrave të Real Madridit në të ardhmen e afërt.

Megjithatë, lojtari me pagën më të lartë është De Bruyne, i cili paguhet 447,526 mijë euro në javë, ndërsa Haaland fiton 419,555 mijë euro në javë.

Nga ana tjetër, disa po pyesnin pse David de Gea e gjen veten si portieri më i paguar në botë, pas gabimeve të tij në humbjen e Manchester United nga Sevilla së fundmi.

Spanjolli paguhet po aq sa Haaland me 419,555 mijë euro në javë, ndërsa pas tij vjen ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah, i cili fiton 391,585 mijë euro në javë dhe ka vend në sulmin e formacionit më të paguar në Ligën Premier, ashtu sikurse edhe Jadon Sancho që fiton shifrën e njëjtë sikurse egjiptiani.

Në formacion, mbrojtësi me pagën më të lartë është Raphael Varane, i cili përfiton 383,024 mijë euro në javë, ndërsa pas tij vjen dyshja e Chelseat, Kalidou Koulibaly me 333,224 euro në javë dhe Reece James me 282,394 mijë euro në javë, si dhe Ivan Perisic i Tottenham Hotspur me 201,368 mijë euro në javë.Reklama

Në mesfushë, dyshja e lojtarëve më të paguar janë Casemiro me 338,872 mijë euro në javë dhe Enzo Fernandez me 326,045 mijë euro në javë.

Formacioni me lojtarët më të paguar në secilën pozitë

Marketing