Ish-lojtari anglez, Joe Cole, i cili luajti për Chelsean nën urdhrat e Jose Mourinhos, ka folur për marrëdhëniet e tij me portugezin gjatë kohës së kaluar te Blutë.

Marketing

Cole ka luajtur plot 281 ndeshje me Chelsean në të gjitha garat, ku ka shënuar 40 gola dhe ka dhuruar 43 asistime, teksa ka fituar edhe trofe si Liga Premier, Kupa FA, Carabao Cup dhe Community Shield.

Anglezi ishte lojtar i rëndësishëm i Bluve në epokën e parë të Mourinhos, me të cilin ka pasur një raport shumë të mirë dhe këtë e ka zbuluar se fundmi.

Ai ka treguar edhe një histori interesante, kur e ble një makinë Ferrari në vitin 2006 dhe u mundua ta bindte Mourinhon t’ia rinovonte kontratën duke e joshur me shitjen e tij.

“Kam investuar në prona dhe kam qenë me fat. Vetëm një herë në karrierën time bleva një makinë luksoze. Ishte një Ferrari Scaglietti, në vitin 2006. E binda veten se duhet të kisha një të tillë, por nuk ndihesha mirë”.

“Kur ai e pa atë në parkimin e makinave në Cobham (fushën sportive të Chelsea), Jose Mourinho u ofrua ta ma blinte. Unë i thashë se isha i kënaqur ta bëja këtë me kusht që ai t’i thoshte klubi që ai më beson një kontratë të re”.

“Fatkeqësisht, ne kurrë nuk arritëm atë marrëveshje. Ishte blerja më ekstravagante që kam bërë ndonjëherë dhe, çuditërisht, nëse do ta kisha akoma makinën tani, do të ishte rritur në vlerë”, përfundoi anglezi.

Marketing