Jeton Berisha është një shqiptar që jeton dhe vepron në Zvicër, shkruan Albora.ch.

Marketing

Berisha deri në vitin 2004 kishte jetuar në qytetin e tij të lindjes, Prizrenin.

Ai ishte i ftuar në emisionin Fol Shqip Show, ku ka treguar për jetën e tij që nga lindja deri në shpërnguljen e tij në Gjenevë.

Jeton Berisha

“Unë jam Jeton Berisha, jam i Prizrenit. I lindur dhe i rritur në  Prizren. Kam jetuar dhe punuar në Prizren deri në 2004, si zdrukthëtar. Kemi pasur një firmë familjare, baba i ndjeri, pastaj në luftë isha në Kosovë, nisi puna me ra edhe ia mësyna kurbetit. Në mars 2004 kam ardhur në Gjenevë dhe prej asaj dite jam në Gjenevë. Kam ardhur vetë më një vizë të Sllovenisë, edhe në të “zezë” prej Italisë në Zvicër”, ka thënë ai.

Ndërkaq, Berisha në Fol Shqip Show ka ardhur me një arsye të qartë që ta promovoj vetën si humorist.

Ai gjatë emisionit ka treguar se cili ka qenë humoristi i tij i pëlqyer, të cilin e imiton më së shumti.

Jeton Berisha

“E kam pasur hobi prej shkollës fillore, e kam pasur dëshirën e madhe për të imituar Qumilin. Atëherë ka qenë treshja, Qumili, Cima dhe Leci, humor më të mirë nuk ka pasur ne atëkohë.

Prej zvogëlimit jemi rrit me ta edhe kam pasur qejf ta imitoj më së shumti Qumilin”, ka thënë ai.

Ai ka treguar se është paraqitur në gazmende të ndryshme familjare.

Ndërkaq, Berisha edhe ka folur për paragjykimet për shkak te moshës që i bëhen.

Jeton Berisha

“Ne jemi një popull që themi nuk e ki kohen për me dalë në skenë, tash nuk bën me dalë”, ka thënë shkurt ai.

Në vazhdim do t`i shihni disa skeçe të përgatitura nga Jeton Berisha.

Marketing