Shqipe Sulejmani është një gazetare dhe një shkrimtare që po i përfaqëson më së miri shqiptarët e Zvicrës, shkruan Albora.ch.

Marketing

Këtë e dëshmon më së miri nga nderimi që iu bë nga kanali televizivë më i madh në Zvicër, SRF.

Shqipe Sulejmani është shqiptarja e parë që ka qenë e nominuar si personalitet i vitit nga SRF.

Ajo ka thënë në Fol Shqip Show se ishte një nder shumë i madh që të nominohet si personalitet i vitit 2022.

Shqipe Sulejmani

“Kam kaluar shumë bukur! Ishte mbrëmja e SRF Gala që është njëherë në vit dhe e shpallin fytyrën e vitit. I kanë pesë kategori dhe çdo kategori nominohen tre persona. Unë kam qenë një prej personave të nominuar, hera e parë besoj që ka qenë një shqiptare e nominuar. Shumë nder i madh”, ka thënë ajo.

Sulejmani ka rrëfyer se në kohën kur ka filluar që të shkruaj një libër, shqiptarët nuk ishin ndonjë imazhë shumë të mirë në Zvicër.

Po ashtu, ajo ka treguar se çfarë i kishin thënë familja dhe shoqëria rreth librit të cilin po e shkruante në atë kohë.

“E mendoj atë momentin kur kam vendosur që ta shkruaj një libër, familja dhe shoqëria më shumë dashni, ma bojshin se kujt i intereson me lexu një libër për anekdota të vjetra shqiptare, për kulturën tonë, sidomos në atë kohë nuk e kemi pasur imazhin jo shumë të mirë në Zvicër dhe atëherë nuk kanë pasur besim 100% që do të ndezë aspak, por besoj që ka qenë gjithçka në kohën e duhur, në vendin e duhur dhe më në fund ke një lektyr që ka pritur Zvicra të lexoj diçka për këtë temë, sepse për ndjenjën time si gazetare në Zvicër, shqiptarët janë shumë të dashtun. Është ekstremisht, edhe gjithë redaktorët e gazetave më tregojnë se çdoherë kur e fusnin ndonjë temë për shqiptarët në media, sidomos në mediat sociale ndezë, shpërthen, krejt e lexojnë. Kanë lexushmëri tepër të madhe dhe besoj që interesi ndaj shqiptarëve është aq i madh se jemi edhe një popull shumë interesant, shumë te veçantë dhe më një histori interesante. Por, fakte nuk ka shumë, se edhe literaturë nuk kemi pasur shumë të shpërndarë këtu në Zvicër” ka deklaruar ajo.

Shqipe Sulejmani

Ajo ka treguar se ka marrë mesazhe të mirë, duke thënë se shumë lexues do t`i vizitojnë vendet shqiptare.

Ndërkaq, Sulejmani është shprehur se rreth 11 mijë deri12 mijë libra janë blerë në Zvicër.

Gjithashtu, ajo ka shpjeguar se pse ka pasur paragjykime për shqiptarët në Zvicër.

“Kjo ka të bëj me historinë, kur kanë ardhur punëtorët e parë në Zvicër kanë qenë punëtorë, nuk kanë qenë më të shkolluarit krejt Kosovën, por kanë ardhur ata që kanë dashur të bëjnë para për familjet që i kanë pasur në Kosovë, jemi duke folur për vitet 60-ta. Në Zvicër nuk e kanë paramenduar me qenë dikush kroat, shqiptar, serb, boshnjak, ata kanë qenë jugosllav, kanë qenë krejt njësoj për ta. Por, gjithmonë e kanë pasur atë parashikim megjithatë që po vinë në Zvicër  janë të paedukuar, veç janë ardhur këtu nuk dinë kurrgjë”.  

Albora.ch.

Marketing