Një bandë shqiptare në Itali është shkatërruar nga autoritetet, pasi akuzohen për disa vjedhje të kryera në provincat e Benevento, Caserte, Isernia, Salerno, Potenza dhe Matera.

Marketing

Të arrestuar janë 4 shqiptarë dhe dy shtetas rumunë, ndërsa urdhri për arrestimin e tyre është dhënë nga gjykata e Beneventos.

Grabitjet janë kryer kryesisht ndaj objekteve industriale dhe aktiviteteve tregtare.

Marketing