Më 3 prill 2023, gjyqtari shqiptar John Vukelj u betua në rolin e Gjykatësit të kantonit Pleasantville duke zvendësuar Gjyqtariin në largim, të nderuarin John J. Curley.
NEW YORK : Megjithse, nuk ka ndonjë statistik zyrtare, por të paktën duke iu referuar urimeve dhe komenteve të shqiptarve në rrjetet sociale Tweeter dhe Fb, thuhet se avokati shqiptar nga Malësia, i cili ka punuar për 15 vjet si advokat i lincesuar në Nju Jork, është i pari Gjyqtar në New York e rrethinën e tij, që do të “veshi” mantelin e zi të Gjyqatarit amerikan në zyrën e “Village Justice of the Village “ të kantonit njujorkez Pleasantville -John Vukelj first Albania Judge in American History .
Në fjalët e tij në ceremoninë e betimit, John Vukelj, foli për origjinën e tij shqiptare, dhe për drejtësinë amerikane, shkollimin e tij dhe arritjen e suksesit në këtë vend të bekuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Madje, ajo që bie në sy në fjalën e tij gjatë betimit, ai tregon sesi erdhi deri këtu nëpërmjet historisë se familjes Vukejl nga Malësia.
“Vijë nga persekutimi nga tiranët në vendin tim me vjetër të Ballkanit”, thotë ai dhe shtonë “ Falë ëndrrës amerikane të prindërve tanë gjeta edhe unë atë ëndërr që i dha formë rrugëtimit të tim në drejtësi dhe zbatim të ligjit nga shkolla e avokaturës dhe advojat i lincesuar dhe tani i zgjedhur me vota për të gjykuar- Gjyqtar- Juedge
Gjyqtari shqiptar në këtë ceremoni kishte edhe një këshillë për të gjithë ata që duan ta kenë ëndrrën amerikane një realitet : “Ju studioni shumë, pastaj studioni pak më shumë, dhe më pas pak edhe më shumë. Ju punoni shumë, nëse ka një mundësi, e shfrytëzoni atë, dhe përpiqeni të gjeni gëzim në çdo gjë që jeni duke bërë dhe ta bëni atë gëzim të rritet, besoni në ëdrrën tuaj , se në Amerikë ajo bëhet realitet. Unë për vete jamë përpjekur gjithmonë me ndihmën e familjes time t’i ndjek ato vlera dhe e di që kjo është arsyeja pse jam këtu.”
John Vukelj ka një karier fort të mirë si avokat i licensuar në qytetin e Nju Jorkut.
Ai ka përfaqësuar ose ka mbrojtur ligjërisht klientët e korporatave dhe individët në çështjet gjyqësore komplekse të biznesit, hetimet e brendshme dhe çështjet e pajtueshmërisë dhe qeverisjes së korporatës.
Përmes punës së tij në zyrën e avokatisë për më shumë se 15 viteve ai është bërë një avokat i besuar për klientët që operojnë në industrinë e shërbimeve financiare, teknologjisë, energjisë, farmaceutikës dhe mediave dhe argëtimit. Një pjesë e rëndësishme e praktikës së John ka përfshirë ndihmën e klientëve të huaj të të gjitha madhësive për të lundruar në mjedisin ligjor të SHBA.
Në praktikën e tij gjyqësore, John thuhet se ai ka përfaqësuar klientët në mosmarrëveshjet tregtare, veprimet e grupit të letrave me vlerë, veprimet derivative të aksionarëve, çështjet gjyqësore të bashkimeve dhe blerjeve, veprimet RICO dhe veprimet përmbarimore nga Komisioni i Letrave me Vlerë (SEC). Ai ka përvojë në praktikën gjyqësore dhe të apelit federal dhe shtetëror.
Në hetimet e tij dhe praktikën e pajtueshmërisë, John ndihmon po ashtu ka mbrojtur ligjërisht klientët me sanksionet e Zyrës së Kontrollit të Pasurive të Huaja (OFAC), Aktin e Praktikave Korruptive të Huaja (FCPA), tregtimin e brendshëm dhe çështjet e qeverisjes së korporatës. Ai po ashtu në 15 vjet advojat ka përfaqësuar kompani dhe individë në hetimet e kryera nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, SEC dhe agjenci të tjera federale dhe shtetërore. Ai gjithashtu ndihmoi kompanitë të hartojnë, përmirësojnë dhe zbatojnë programe të pajtueshmërisë dhe ka trajnuar drejtorë, zyrtarë dhe drejtues të lartë për këto çështje.
John është i përkushtuar të bëjë punë domethënëse. mbasi ai ka punuar në çështjet e dënimeve penale, votimit, aftësisë së kufizuar, arsimit, strehimit dhe përfitimeve të veteranëve.
Po ashtu advokati shqiptar për disa vite, thuhet secpunoi në një projekt për sundimin e ligjit në Kosovë, në të cilin ndihmoi në themelimin e sistemit gjyqësor dhe prokurorial të Kosovës pas luftës dhe trajnoi avokatët e Ministrisë së Drejtësisë në Kosovë.