Martini është një këngëtar nga Stuttgarti i Gjermanisë. Ai ka zgjedhur emisionin e diasporës, Fol Shqip Show që të promovoj këngën e tij më të re.

Marketing

Martini këtë këngë ka zgjedhur që ta realizojë me videoklip.

Martini ka lindur në Gjakovë, por ka 20 vite që jeton në mërgim.

Martini

“Unë jam i lindur dhe i rritur në Gjakovë, në Kosovë. Kam mbaruar gjimnazin edhe mbas gjimnazit dolëm në kurbet. Ka dy dekada që jetoj jashtë”, ka thënë ai.

Martini ka rrëfyer se nuk është e lehtë që të jetojë në mërgim, po ashtu ai ka folur edhe për diskriminimet që i bëhen të huajve në Gjermani.

“Fillimet kanë qenë të vështira sepse adoleshent. Po megjithatë nuk ka qenë aq e lehtë e dini edhe ju vet, për në kurbeqarët, në diasporë çka jetojmë nuk është aq e lkehtë, sepse duhesh që të ambientohesh më një shtet të huaj, me një gjuhë të huaj që nuk e njeh, çka nuk e dinë asnjë gjë, janë ato emocionet, shumë herë janë edhe të diskriminuar në të huajt, d.m.th. që nuk kemi shumë përkrahje prej gjermaneve apo zviceranëve.

Kemi shumë nëpër zyra të ndryshme, për dokumente të ndryshme, nuk e ki të drejtën e barabartë sikurse me qenë gjerman”, ka deklaruar ai.

Martini

Ndërkaq, Martini ka treguar se pse ka filluar të merret në këtë moshë me muzikë, duke thekesuar se ishte një ëndërr e mbyllur në sirtar.

“Kushtet e atëhershme në Kosovë nuk ishin me i përballu edhe jetesën edhe muzikën. E dini edhe vetë sa janë të kushtueshme. Gjithmonë kam qenë i angazhuar nëpër kore te ndryshme, edhe kur kam jetuar në Kosovë, në korë në Gjakovë edhe këtu në kurbet që jetojë në Gjermani, edhe në korë shqiptarë edhe  korë gjerman. Njëherë në javë i kem ushtrimet, që shkojmë me këndu, aty e kam nxjerr mllefin tim, aty e kam nxjerrë dëshirën e këndimit që e kam ëndërruar gjithë jetën.  E kam pasur atë andër të ngelur në sirtar, më në fund erdhën mundësit”, ka theksuar ai.

Martini

Martini ka treguar se nuk është aq e lirë të bësh muzikë.

“Muzika ka shumë shpenzime, ka kosto të larta. Unë nuk i di çmimet e këngëtarëve atje si i kanë, me çfarë pagesa që i kanë, për mua janë kosto të larta, me i përmbledh të gjitha në 5 mijë euro shkon”, ka deklaruar ai.

Ai ka thënë se e ka përfunduar albumin e tij të parë.

“E kam përfunduar albumin, tri këngë janë të lansuara, e katërta veç vjen, për lansim është  gati, javën tjetër besoj që ka mu lanësuar. Jam duke e punuar albumin e parë”, ka treguar Martini.

  

Marketing