Zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneral major Enver Cikaqi ka nënshkruar marrëveshjen teknike në fushën e mjekësisë ushtarake, në Romë të Italisë.

Marketing

Marrëveshja është bërë me autorizimin e ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Gjeneral Cikaqi në cilësinë e udhëheqësit të delegacionit, Kolonel Dr. Xhevdet Tahiraj Komandant i Regjimentit të Mjekësisë në FSK si dhe Edona Abazi Zylfijaj zyrtare për bashkëpunim bilateral, si dhe desk oficer për Itali, janë pritur nga Gjenerallejtënant Vito Ferrara, shef në Inspektoratin Gjeneral të Mjekësisë Ushtarake, Admirali C. A. Egidio Fracasso, shef i departamentit për Politika Mjekësore, Kolonel Luigi Principe shef i degës për Marrëdhënie Ndërkombëtare në fushën e Mjekësisë, Nënkolonel Giuseppe Barone, dega e mjekësisë për marrëdhënie ndërkombëtare.

“Nënshkrimi i kësaj marrëveshje ka për qellim zgjerimin e bashkëpunimi bilateral mes dy ushtrive në fushën e shërbimeve ushtarake mjekësore dhe se do të jetë qelës i hapjes së dyerve në dimensione të ndryshme mjekësore ushtarake. Gjate kësaj ceremonie, krahas agjendës nga pala italiane delegacioni ynë ka vizituar edhe Institutin e Mjekësisë Ajrore Ushtarake. Në këtë Institut Gjeneral Cikaqi u mirëprit nga Gjeneral Brigade Fabio Morgagni Drejtor i Institutit për Shërbime Mjekësore të Aviacionit. Përveç takimit, stafi i këtij instituti në krye me Gjeneral Morgagnin kishin përgatit një prezantim të përgjithshëm te të gjitha kapaciteteve që ofrojnë përmes vizitave në laboratorët dhe hapësirat e ndryshme brenda objektit të këtij instituti”, thuhet në njofitm.

Gjeneral Cikaqi dhe delegacioni i tij falënderuan palën italiane për zgjerimin e bashkëpunimit bilateral në të gjitha fushat, me theks të veçantë për hapjen e mundësive në Fushën e Mjekësisë Ushtarake.

Marketing