Ambasadori i ShBA-së në Serbi, Christopher Hill, ka deklaruar se në takimin e 2 majit në Bruksel do të ketë diskutime intensive për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
Marketing
Ai ka theksuar se mendon që fundi i kësaj çështjeje është afër, raporton N1, transmeton KlanKosova.tv.
“Serbët kanë qenë duke pritur për kohë të gjatë, por që kemi arritur në një pikë kur do të bëhet realitet”, është shprehur Hill.
Që atje ai ka shtuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ishin të kënaqura nëse ky proces do të përfundonte.
“Së pari të kryhet Asociacioni, më pastaj do të ketë progres në aspektet tjera të normalizimit”.
Marketing