Gazmir Korbi është shqiptari që ndërroi jetë në aksidentin që u shënua sot në Kroaci, ku një autobus me targa shqiptare përfundoi përmbys në rrugë.

Marketing

Korbi ishte shofer në autobus, por që nuk ishte duke drejtuar mjetin gjatë aksidentit, pasi drejtohej nga shoferi tjetër Adem Rexha.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 9 pasagjerë, përfshi këtu dhe shoferin që drejtonte mjetin, Po ashtu një grua, Naile Bajraktari, ndodhet në gjendje të rëndë, në reanimacion, në spitalin e Ogulinit.

Ndërsa dy pasagjerë të tjerë janë identifikuar si Armand Shaba dhe Ylli Muça.

Shoferi i autobusit humbi kontrollin për shkak të dëborës në rrugë dhe u përplas me një barrierë anësore. Nga aksidenti një pasagjer humbi jetën ndërsa 9 të tjerë mbetën të plagosur.

Marketing