Dy shqiptarë të akuzuar për shpërndarje droge janë vënë në prangat e policisë italiane.

Marketing

Mediat vendase shkruajnë se gjatë kontrollit në terren për parandalimin e trafikut të paligjshëm të drogës në komunën Impruneta, janë arrestuar dy shqiptarët  ku u është gjetur dhe sekuestruar 1.6 kilogramë kokainë, një pistoletë e kalibrit 8 si dhe 25 mijë euro cash.

Sipas policisë italiane thuhet se gjatë ndjekjes të arrestuarit kishin marrë një drejtim të çuditshëm duke u bërë dhe më dyshues për uniformat blu.

Droga është zbuluar nga qeni i atidrogës duke konfirmuar të gjithë dyshimet e mëparshme.

Shqiptarët në shtëpinë e tyre kishin kokainë, me një peshë totale rreth 1.6 kg, të fshehura me zgjuarsi brenda jastëkëve të divanit, si dhe 25 mijë euro cash të mbështjellë në çarçafët.

Marketing