Emisioni Fol Shqip Show vazhdon të prezantoj për publikun shqiptarët e suksesshëm në Zvicër.

Marketing

Kësaj here prezantuesi dhe producenti i Fol Shqip Show, Altin Marku ka vizituar restorantin  “Da Paulo”, i cili për pronar ka një shqiptar nga Peja, që jeton dhe vepron në Zvicër.

Pal Deda ka në pronësi një ndër restorantet më luksoze në Cyrih.

Ai ka rrëfyer se Zvicër ka ardhur pas luftës, ndërkaq punën e parë që e kishte bërë ishte ajo e kamerierit.

Gjate emisionit Fol Shqip Show

“Unë jam Pal Deda nga qyteti i  Pejës, aty kam lindur dhe jam rritur, përndryshe kam ardhur me 03.7.2002 pas luftës, si çdo shqiptarë me pretendimet për me pas një jetë më të mirë. Kam hy në punë si kamerier, rreth katër viteve. Pas katër viteve kam vendosur ta hapë lokalin”, ka rrëfyer ai.

Deda ka treguar se gastronomin nuk e ka të trashëguar, por i ka pasur synimet e qarta se çfarë dëshiron të arrij në jetë.

“Shkollën e kam të kryer si ekonomistë, në gastronomi nuk ka punuar as babë e as babagjysh, por kur kam ardhur këtu kam filluar dhe më ka pëlqyer si punë. Ka qenë synim në jetën teme për me arrit diçka”, ka theksuar Deda.

Pal Deda

Përkundër, që Deda tani është pronar i një prej restoranteve më të mëdha në Cyrih, ai ende punon si ditë e parë që ka ardhur në Zvicër.

“Unë punoj si ditën e parë, kur e kam marr lokalin e parë ose si kur kam ardhur në Zvicër, pasi kam ardhur si kamerier deri sot. Bile sot punoj edhe më shumë. I kam 20 e disa vite në Zvicër, nuk po them sa dy punëtorë, por krahas me punëtorë punoj”, ka thënë ai .

Ai gjatë intervistës në Fol Shqip Show ka treguar historinë mbrapa emirit të “Da Paulo”.

“”Da Paulo” gjatë kohës kur e mora lokalin e parë, d.m.th. vazhdova me lokalin e dytë edhe cilin emër, për me bo një emër timin personal edhe vendosa kur erdha në këtë lokal edhe mua nuk më njohin si Pal Deda, kur fillova me zviceranë Pal nuk mund ta thoshin Paulo,  Paulo, Paulo, e vendosa me lanë emrin Paulo”. Deda Paulo nuk mundeshim, e bëmë “Da Paulo””, ka thënë ai.

Marketing