Pashke Marku është ndër hendbollistët më të mira të Zvicrës.

Marketing

E tillë shquhet edhe në Kosovë, pasi që ajo është edhe pjesë e kombëtares së hendbollit të Kosovës.

Marku edhe pse sot është shumë aktive në këtë sport, ajo deri në një moshë nuk ishte marrë me këtë sport.

“Takimi” me këtë sport ishte në mënyrë shumë spontane, kjo falë motrës së saj. Përkundër kësaj, ajo u dashuru në këtë sport.

Ajo në emisionin Fol Shqip Show, ka rrëfyer mënyrën se si e ka nisur hendbollin.

Gjate emisionit Fol Shqip Show

“Ka qenë një storje shumë e veçantë, motra ime ka qenë në shkollë, kanë shkuar me shkollë në një klub të hendbollit, edhe kanë luajtur së bashku më klasë. Pastaj, motra ka dashtë me vazhdu hendbollin, atëherë tha mami “duhet më marrë Pashkën me veti, se Pashka po rrinë vetëm në shtëpi”. Edhe shkova me motrën. Motra më luti pasi që tha se “nuk guxoj vetë me shku”, edhe ja kam nisë kështu hendbollit”, ka treguar ajo.

Talenti i Marku ra menjëherë në sy të trajnerëve zviceranë, sa që asaj ju ofrua të luaj në tre ekipe.

Ajo në atë kohë ishte vetëm 13 vjeç.

Pashke Marku

“Karriera jem ka shkuar shumë shpejt, me 13 kam luajtur në tri ekipe, një me 15vjeçare, një me 17 vjeçare dhe një me 18 vjeçare. Unë kam qenë në ekipin tim kam gjuajtur më së shumti gola. Trajneri më ka thënë se e ke një talent, në fillim nuk e besoja, se unë vetëm për shoqet e mija kam shkuar në hendboll”, ka shpjeguar Marku.

Ndërkaq, ajo ka treguar se kishte marrë ftesë nga kombëtarja e hendbollit të Zvicrës.

“E kam pas ftesën e Zvicrës, kam qenë në stërvitje për kombëtaren e Zvicrës, pas tri jave e kam lënduar gjurin, i kam këputur ligamentet, edhe nuk më kanë thirrur më”, ka thënë Marku.

Ajo ka theksuar se kishe marrë një ftesë të dytë, por për shkak që ishte pjesë e përfaqësueses së Kosovës nuk kishte pranuar të luaj për Zvicrën.

“Edhe para 2 vite Zvicra ka dashur që unë të luaj, por në vitin 2017 kam vendosur për të luajtur për Kosovën”, ka sqaruar ajo.

Marketing