Themeluesja e Klinikës Ozone, Valmira Xani ka qenë e ftuar në emisionin, Fol Shqip Show.

Marketing

Ajo ka treguar se në kliniken e saj bëhen transplantimet e flokëve, vetullave dhe mjekrës.

Po ashtu, ai ka treguar se si zhvillohet kjo procedurë dhe sa zgjatë ajo.

Më tej, Xani ka treguar se përmes “Ozone Hair Clinic”, po zhvillohet edhe një lloj medika-turizimi në Kosovë.

Themeluesja e Klinikës Ozone shprehet se në kliniken e saj vinë klient të nacionalitetve të ndryshme.

Valmira Xani

“Na nuk kemi klient vetëm shqiptarë, janë edhe të diasporës, mirëpo vinë edhe njerëz, për shembull miq e shokë që nuk janë shqiptarë. Kështu që kem prej krejt nacionaliteteve. Edhe kjo po ndikon më zhvillu një medika-turizimi në Kosovë. Është një pjesë që po më bën me u ndje mirë se po jemi të njohur edhe për diçka tjetër, do të thotë estetikë. Gjithë ata që po vinë psh zviceranët janë më të lidhur më shqiptarët, pak a shumë e dinë qysh është Kosova, por njerëzit prej vendeve më të largëta e kanë atë mendimin se është krijuar vetëm prej mediave se Kosova është në një lloj lufte, vendi ende është i pazhvilluar edhe kur po vinë për shërbime të tyre po e shohin që Kosova nuk është ashtu siç e kanë menduar ata. Edhe një lloj të përfaqësimit shumë më të mirë që ata e kanë menduar të vetja, kështu që për dy gjëra po mburremi, për shërbim edhe për një mendim jo të mirë që e kanë”, ka thënë ajo.

Xani ka treguar se top klientët i kanë nga Zvicra dhe se diaspora shqiptare nga ky vend kanë qenë kiletët të parë të kësaj klinike.

Valmira Xani

“Top klientët që i kemi janë shqiptarë të diasporës, i kemi prej Zvicrës, i përshëndes të gjithë. Edhe që po më pëlqen një fakt, në fillimet e para të klinikës sa e kishim hapur, të partë kanë qenë prej Zvicrës edhe njerëzit shumë të rinj që kanë firma të veta, janë shumë të zhvilluar, nuk është më ajo që “më do shefi”, por realisht ishin shefa vetë. Edhe në fillim mendoja që e kemi si fore që e përdormi na, por më vjen jashtëzakonisht mirë më shqiptarët, përgjithësi edhe të Kosovës që kanë ecur jashtëzakonisht shumë në Zvicër”, ka shpjeguar ajo.

Gjithashtu, ajo ka theksuar se meshkujt bëjnë më shumë transplat të flokëve se sa femrat.

“Transplanti bëhet edhe për femra edhe për meshkuj. Zakonisht 80% janë meshkuj, sepse edhe fakti që rënia e flokut është sëmundja alopecia androgjenetike të cilën meshkujt e kanë më tepër. Femrat zakonisht dëshirojnë, dikush e ka ballin më të lartë, me zbrit atë pjesë, ose që i dëmtojnë ka pak vetë, me ngjyra, shatira, te pjesa anësorë, këto janë zakonisht telashet te femrat”, ka treguar ajo.

Valmira Xani

Këto janë transplatimet që bëhen në “Ozone Hair Clinic”.

“Jemi me flokë, vetulla dhe mjekër”, ka theksuar ajo.

Më tej, Xani ka shpjeguar se cilat janë procedurat që kryhen në këtë klinik, si dhe ka treguar se a mund të bien floku që janë mbjellë.

“Ata që veç kanë kryer transplant floku e dinë, fillojmë me fazën 10 ditore që është rikuperimi, pas transplantimit, pjesa pas operative, shërimi i drejtpërdrejt 100 % i lëkurës, ajo gjendje do të qëndrojë vetëm për tri javë, kur njerëzit e shfrytëzojnë për të bërë selfe shumë të bukëra. Se shumica që kanë telashe me flokë, selfie i bëjnë me kokë lartë, kështu që ajo rrinë për tri javë. Pas javës të 3të ato flokë duhet me ra, sepse quhet proces i regjenerimit të flokut, edhe rritja, zhvillimi i tij, ka me qenë pas muajit të 3të. Kështu që frizur me ditën e parë nuk ka. Mirëpo, përparësia e krejt kësaj është që kompletohet te muaji i 6-7. Rritje dhe zhvillimi varet nga imuniteti, organizmi edhe cilësia e vetë flokut edhe pjesa e kësaj është me u kompletu në muajt 6-7 edhe atë flokë e kemi për gjithë jetën”, ka shpjeguar Xani.

Marketing