Elmonda Bajraliu, vajza nga Kosova e cila kësaj here pritet që ti bëjë krenar gjithë shqiptarët në Zvicër si një politikane e re e suksesshme që premton shumë.

Marketing

Derisa ajo ishte e ftuar në emisionin “Fol Shqip Show” ka treguar më shumë për rrugëtimin e saj si politikane dhe shpresën që ajo këto zgjedhje të fitoj më përkrahjen e shqiptarëve në Zvicër.

Elmonda Bajraliu është kandidate në zgjedhjet që do të mbahen në kantonin e Cyrihut më 12 shkurt . Ajo ka dhënë informacione se si dhe kur duhet të votojnë shqiptarët që jetojnë në Zvicër.

Bajraliu ka treguar se është pjesë e partisë që ka edhe shumë shqiptarë tjerë të sukseshëm.

Gjate emisionit Fol Shqip Show

“Shumica e shqiptarëve e kanë të drejtën me votu, disa i qesin në bërllok ato dokumente. Më 12 shkurt do të mbahen zgjedhjet në kantonin e Cyrihut. Unë jam me partinë e FDP. Në gjithë kantonin e Cyrihut janë 15-16 shqiptarë që kandidiojnë”, ka shpjeguar ajo.

Ajo ka treguar se si ka ardhur deri te ftesa për të marrë pjesë në këto zgjedhje.

Elmonda Bajraliu, synon të përfaqësoj shqiptarët në Komunën Cyrihut, si duhet të votohet?!

Në Kantonin e Cyrihut në Zvicër tashmë është gjendje parazgjedhore dhe kjo vërehet nëpër mure dhe hapësira tjera publike sheh ku sheh kandidatët e ndryshëm për zgjedhjet parlamentare dhe ato qeveritare, në nivel kantonal, të cilat do të mbahen më 12 shkurt.

Një foto e një vajze nga Kosova bie në sy sapo shohim emrin e saj shqiptar që pret edhe përkrahjen e shqiptarëve, Elmonda Bajraliu. 

“Pasi edhe kolegët e partisë e kanë parë që kam pas aq shumë vota për herën e parë që kam kandididuar më kanë thanë “Elmonda po kemi shumë dëshirë që me të nonimu për kantonin e Cyrihut” edhe tash do të shikojmë pasi që kemi filluar me lobu nëpër qytete”, ka thënë ajo .

Elmonda Bajraliu më ëmbëlesinë e saj dhe synimet e një politikane më të ardhme të ndritshme në Zvicër ka ka kërkuar votën e shqiptarëve që jetojnë në qytetin e saj.

“Jemi duke shikuar që të gjithë shqiptarët m`i informu për këtë zgjedhje që do t`i kemi, edhe shpresoj që do të më ndihmojnë sikurse në vitin e kaluar”, ka theksuar ajo.

Marketing