Herolind Isufi është bërë viral në rrjetet sociale për shkak të ngjashmërisë me reperin e njohur, Mozzik sa që tanimë njihet si sozia e Mozzik.

Marketing

Në emisionin “Fol Shqip Show” ai tregoi se në Kosovë e Shqipëri, ka pasur shumë raste kur njerëzit e ndalojnë rrugës, madje i kërkojnë edhe foto me të  sepse i duket si Mozzik.

I pyetur se a ka pasur ndonjë kontakt me vetë reperin Mozzik, Herolindi tregon se përvec një komenti në një prej fotove të tij që I ka bërë vetë reperi në Tik Tok, ku I ka thënë “Mozzik a je ti vëlla?” asnjëherë nuk ka pasur ndonjë kontakt tjetër.

Sa i përket jetës private, ndryshe nga Mozzik, Herolindi nuk merret fare me muzikë, ai punon krejt diçka tjetër në Paris dhe ka vite që jeton jashtë Shqipërisë./albora.ch/

Marketing