Marketing

Mërgimtari Rahman Bajrami nga Prizreni, teksa rrëfen pushimet e tij me familje në Kosovë, tregon se i ndodhi një e papritur e cila e vendosi atë në një vdekje klinike, e siç e quan ai “10 ditë në at dynja”.

Rahmani nuk besonte në ekzistencën e virusit Covid, deri në momentin kur u infektua edhe vetë ai, e ku nga ajo gjendje ai ishte shtrirë 10 ditë në koma.

Por përveç përballjes me Covid, Rahmani rrëfen pjesën gjatë së cilës ishte i shtrirë në spital në Kosovë, ku i është vendosur gabimisht një kadetër për prostatë.

Ndërsa fati i mirë nuk e përcolli as kur shkoi në Zvicër, pas defekteve që i la covidi, atje mjekët e alarmuan se kishtë vetëm edhe 7 min jetë, ose duhej të vendoste të hyjë në koma. Rrëfimin e plotë e gjeni tek emisioni “Fol Shqip Show”./albora.ch/

Marketing