Nga 73 mijë lekë të reja deri në 1 milion të reja, janë pagat e personazheve të njohur të showbiz-it të publikuara në media dhe të shpërndara në rrjetet sociale.
Nuk dihet se si këto të dhëna janë zbuluar, por lajmi ka ngjallur kuriozitet të madh, sidomos për një pjesë të njohur të personazheve publike.
Arbana Osmani që drejton Big Brother VIP në Top Channel, sipas mediave në Shqipëri, paguhet rreth 8 mijë e 100 euro në muaj.
Ndërkohë Bora Zemani, merr rreth 2 mijë e 600 euro për emisionin “Për’puthen” të cilin e drejton tash e dy vite.
Ajo që bie në sy në këtë listë të pagave janë shifrat e ulëta me të cilat paguajnë veten çifti i njohur Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska, konkretisht 120 mijë lekë(995 euro) dhe 80 mijë lekë(663 euro).
Prezantuesja e njohur Luana Vjollca, paguhet rreth 542,710.00 lekë ose 4.501 euro.
Ndërsa moderatorja tjetër e njohur Alketa Vejsiu, e cila drejton tani emisonin “Love Story” paguhet 80,000.00 lekë.
Prezantuesja Marina Vjollca ka përfituar në muajt janar dhe prill një pagë të pandryshuar, prej 390 mijë lekësh ose 3.235 euro.
Nuk dihet se si kanë rrjedhur këto të dhëna, por Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka deklaruar se do të depozitojë një kallëzim penal në prokurori./albora.ch/