Këngëtari i njohur shqiptar, Ermal Fejzullahu ka qenë i ftuar në emisionin  Fol Shqip Show.

Marketing

Ermal Fejzullahu është një ndër këngëtarët më të njohur shqiptar, ai është shumë i dashur për publikun, si në Kosovë, Shqipëri, po ashtu edhe në diasporë.

Ermal Fejzullahu përveç zërit të tij njihet edhe për humorin dhe batutat e tij.

Emrali ka treguar se projektin e parë muzikorë e ka publikuar në shkollën fillore.

Gjate emisionit Fol Shqip Show

“Projektin e parë e kam pasur në klasën e parë ose të dytë kur kam qenë në shkollën fillore, Në atë kohë është realizuar sepse nuk ka pasur projekte në shqip të cilët kanë qenë të dedikuar për fëmijë. Nuk ka pasur televizione siç janë këto Cufo, Bang-bang, që ndikojnë edhe në diasporën tonë, fëmijët tanë me qenë më të informuar edhe mos me harru gjuhën shqipe. Projekti i parë ka qenë me tetë këngë për fëmijë edhe ka qenë shumë-shumë i shitur në diasporë për atë kohë”, ka treguar Ermali.

Ermal Fejzullahu

Gjatë intervistës, Ermali ka treguar se me çfarë përballet më shumë një artis me lodhje, stres apo kënaqësi.

“Janë të trijat, se mbrapa perdes është diçka që duhet shumë punë për me mbërri edhe me arrit me pas një karrierë më të gjatë dhe të suksesshme. Kurrgjë nuk vjen brenda natës, çdo gjë vjen me përkushtim të madh, me punë me disiplinë. Ndoshta nuk kemi qenë 100 % perfekt asnjeri, nuk është krejt siç duhet, vizualisht na e shohim, hajde futja një tralala edhe jem në rregull. Duhet shumë përkushtim për me zgjedh momentin me nxjerrë momentin e mirë. Ka shumë lodhje, stres, larg shtëpisë, çdo punë i ka vështirësitë dhe kënaqësitë e veta”, ka shpjeguar Ermali.

Ermal Fejzullahu

Emrali ka treguar se babai i tij Sabri Fejzullahu ka qenë kundër që të bëhet këngëtar.

“Nuk ka pasur qejf se e ka ditur që kjo punë është e vështirë. Sidomos në atëkohë e tyre kanë pasur lloj-lloj situata”, ka thënë Ermali.

Po ashtu, Ermali ka treguar se çfarë është pasuria për të.

“Ti je i pasur kur je një menaxhues i mirë edhe kur pasuria nuk të dirigjon ty, por ti e dirigjon atë. Nëse ti mendon me u vlerësu në numrat e kontos që i ke, nuk ki vlera aspak”, ka theksuar Ermali.   

Marketing