Ajo në Facebook dhe para kamerave ka kritikuar gjestin e Granit Xhakës. Feministja nga Kosova më pas mori 11,000 reagime – dhe kërcënime me vdekje, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Albora.ch.

Marketing

Zana Avdiu, një feministe e njohur në Kosovë, ka nevojë për mbrojtje policore në vendin e saj. Ajo kritikoi gjestin e Granit Xhakës gjatë ndeshjes Zvicër-Serbi . Në një postim në Facebook, ajo e akuzoi atë si një “djalë rruge” dhe se gjesti i tij ishte një kartë e keqe për vendin e tij të origjinës.

Më pas 29-vjeçarja u shfaq në një talk shoë sportiv dhe i qëndroi mendimit të saj. Më pas në telefon ka folur babai i Granit Xhakës, Ragip Xhaka. Ai ka akuzuar Zana Avdiun se ka fyer djalin e tij dhe gjithë familjen Xhaka. Ju duhet të “shikoni” atë që shkruani. “Ti nuk e njeh familjen Xhaka”, citohet të ketë thënë Xhaka.

Në Instagram ka reaguar edhe djali tjetër i tij, Taulant Xhaka, i cili luan për FC Basel, i cili ka postuar këtë deklaratë: “Turp, nuk keni fare gjak shqiptari”.

200 raste të dorëzuara

Që atëherë, gruaja që jeton në Kosovë ka nevojë për mbrojtje policore. Pas daljes televizive, ajo mori mbi 11 mijë reagime. Disa e akuzojnë atë se është paguar nga Serbia. Kryesisht ajo merr kërcënime për vetën dhe familjes së saj nga e gjithë Evropa. “Thonë të vritem, të emigroj në Serbi, të përdhunohem. Në 200 raste kam bërë ankesë, tashmë ka pasur disa arrestime”, tha ajo në një intervistë për mediat zvicerane .

Ajo nuk ka frikë, megjithëse tani është nën mbrojtjen e policisë dhe diapazoni i saj i lëvizjes është shumë i kufizuar, tha ajo. Veçanërisht të rinjtë u mërzitën nga deklaratat e saj. “Ata ende mendojnë pak për barazinë dhe janë formuar nga kultura tradicionalisht patriarkale.” Ata ndjeheshin të kërcënuar nga emancipimi më i madh i vajzave dhe grave. “Ndjenja e humbjes së pushtetit i bën shumë meshkuj agresivë: këtë mund ta shihni nga fakti se numri i përdhunimeve dhe vrasjeve të grave është rritur”, tha ajo për gazetën.

E pyetur se çfarë e shqetësonte për gjestin e Granit Xhakës, ajo tha: “Simbolizon dhunën seksuale dhe krenarinë dhe fuqinë që meshkujt ndjejnë për shkak të penisit të tyre. Nuk bëhet fjalë për Granit Xhakën. Por për fenomenin pas të cilit qëndron një qëndrim”.

Albora.ch

Marketing