Prezantuesi dhe producenti i emisionit Fol Shqip Show, Altin Marku ka vizituar “NEO”, kompania më e madhe e sigurimeve në Zvicër.

Marketing

“NEO” është një kompani e sigurimeve që ka përvojë pune 20 vjeçare, ku ka 360 punëtorë në gjithë Zvicrën.

Në këtë kompani bëhen sigurime të ndryshme, si nga sigurimi i shëndetit, pronës, makinës, etj.

E veçanta e kësaj kompanie është se drejtuesit e saj apo shefat janë shqiptarë.

Gjatë vizitës në “NEO”, Marku ka zhvilluar intervistë me themeluesin e kësaj kompanie, Arif Sulejmanin dhe drejtorin e bordit, Bekim Mustafin.

Arifi ka treguar se si ka qenë ky vit për kompaninë “NEO”.

Arif Sulejmani

“Ky vit ka qenë shumë i suksesshëm si krejt vitet tjera. “NEO” është më të vërtet gjatë lider, jo se ne jemi, d.m.th. është një team e mire, jo se e bëjmë individualisht ketë punë. Jemi një team shumë e mirë, jemi në udhëheqësi një team shumë e mirë dhe bashkëpunojmë shumë mirë, edhe kuptohet se ne jem shumë të avancuara në sistemet sa i përket me IT, në sistemet administrative, edhe për atë funksionon shumë mirë. Është rekord viti. Edhe në këtë vit besoj që bëjmë një rekord që shkruajmë më shumë klientë me një sigurim sa që nuk kemi shkruar deri tash. Vit shumë i mirë, besoj që është vit i suksesshëm”, ka thënë Sulejmani.

Po ashtu, ai ka treguar se si në kohën e koronës kanë punësuar më shumë punëtorë.

“Edhe në krizat më të madhe ne kemi punësuar njerëz, edhe në kohën e koronës që është problem, për shembull shumë firma kanë pasur probleme, ne vendosëm që ta sfidojmë vetveten. Edhe në kohën e koronës ne jemi rritë, kur shumë firma janë mbyllur”, ka theksuar Sulejmani.  

Bekim Mustafi

Ndërkaq, Mustafi ka treguar se cilat janë shërbimet kryesore që i bën kompania “NEO”.

“Është një gamë e madhe e që ofron “NEO”. Vlen të theksohet se ne jemi ndërmjetësueses të sigurimeve. Ne shesim produkte të ndryshme të sigurimeve, duke filluar nga sigurimet shëndetësore.

Në Zvicër është sigurimi shëndetësorë i obligueshëm. Çdo njeri që jeton në Zvicër duhet të ketë një sigurim shëndetësorë, por është edhe shumë i rëndësishme. Shumica e atyre që jetojnë në Zvicër e din që një pjesë e buxhetit familjarë shkon pikërisht në sigurimin shëndetësorë. Mandej, vazhdojmë me sigurimet e jetës, sigurimet e makinave, sigurimet e gjësendeve, sigurimet e mbrojtjes juridike, e kështu me radhë”, ka thënë Mustafi.

Marketing