Intergrimi në shoqerinë dhe rrethin e Zvicrës ka qenë i kollajshëm për 35 vjecarin Korab Rashiti pasi ai ka lindur atje.

Marketing

Kosovari tashmë partinë e tij po e përfaqëson në Parlamentin e Kantonit të Bernës e që sigurisht një arritur kaq e madhe na bënë të gjithëve krenar, sidomos Kosovën prej nga edhe vjen djaloshi që sot jeton e vepron në Zvicër.

I ftuar në emisionin Fol Shqip Show, Korabi foli për karrierën, planet e tij, mbështetjen nga shqiptarët në Zvicër dhe rrugëtimin e tij deri këtu.

Ai rrëfen se aktualisht është përgjegjës për sistemet e cilësisë për SBB në Zvicër dhe se ka kryer disa kurse trajnimi dhe është specializuar në menaxhim biznesi dhe ekonomik.

Korabi foli edhe për pjesën e emigracionit në Zvicër pasi një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve kanë emigruar atje, ku sipas tij nevojitet më shumë integrim nga ta në kulturën zvicerane, dhe se shpreson që natyralizimi të bëhet më i lehtë.

E cilat janë pikat kryesore në të cilat Korabi thekson se nevojitet ndryshim nga komuniteti shqiptar në Zvicër?

Për më shumë ndiqni intervistën e tij të plotë./albora.ch/

 

Marketing