Ukë Ahmeti është një i riu nga Gjakova, por që jeton në Zvicër, shkruan Albora.ch.

Marketing

Ahmeti është emër i njohur në Zvicër, po ashtu ai është shpallur kampion në Swiss Natural Championship.

Ai është përfaqësues i Zvicër në bodybuilding deri në 70 kg.

Ukë Ahmeti

Ahmeti ka qenë i ftuar në emisionin shqiptar të diasporës Fol Shqip show, ku ka treguar se e ka marr këtë çmim para një muaji.

“Qe 9 vite merrem me natyral bodybuilding, 4 deri në 6 herë në javë normal ushtroj. Kam pasur ndonjëherë ndonjë lëndim që nuk kam mundur të ushtroj, ashtu siç kam pasur qejf. Shumë rrallë kam qenë lënduar gjatë këtyre 9 viteve”, ka thënë ai.

Më tej , ai ka treguar se çfarë do të thotë natyral bodybuilding.

Ukë Ahmeti

“Në Zvicër janë dy federata EBB edhe natyral bodybuilding. Natyral bodybuilding i bien që neve munden të na testojnë kur të duan, pasi që nënshkruajmë se nuk përdorim steroide”, ka shpjeguar ai.  

Po ashtu, Ahmeti ka treguar se ai nuk përdorë asgjë për ta formësuar trupin e tij.

“Duhet me i kushtu shumë kohë ushqimit edhe ushtrimeve”, ka treguar kampioni i Zvicrës.

Marketing