Ilber është këngëtar i njohur në skenë gjerman folëse. Për ata që nuk e dinë, ai është shqiptar.

Marketing

Ilber Çobani është shqiptar nga Vërmica e Prizrenit, i cili ka lindur në Gjermani, shkruan Albora.ch.

Ai ka qenë i ftuar në emisionin e diasporës. Fol Shqip Show, ku ka folur për karrierën e tij muzikore.

Ai ka thënë se Vërmica është fshati më i mirë, kurse ka theksuar se ka 7 vite që nuk ka qenë në Kosovë.

Iber

“Vërmica është katuni më i mirë, ka 7 vite që nuk ka qenë në Kosovë. Kam pasur shumë projekte, kam bërë shumë muzikë. E kam pasur një band, kem pasur shumë koncerte. Nuk kam pasur kohë”, ka thënë ai.

Më tej, Ilber  i ka treguar se ka bërë muzikë në shumë vende të Evropës.

“Koncertet i kam pasur nëpër Gjermani, Zvicër, Gjermani. Kemi qenë në Turqi, gjithandej”, ka thënë ai.

Më tej, ai ka treguar se çfarë zhanri të muzikës bën.

Iber

“Më herët kam bërë Hip-Soul, një kombinim me hip-hop me edhe soul muzikë. E tash e kam bërë një projekt në veti, është pop muzikë”, ka shpjeguar ai.

Iberi ka treguar se zakonisht ftohet të bëj muzikë vetëm nga gjermanët edhe zviceranët.

Por, ai ka treguar se ka bërë njëherë muzikë para shqiptarëve në një garë para 8 viteve.

“Njëherë kam marr pjesë në Rinora 4, para 8 viteve. Djali i axhit më  ka bërë një kombinim dhe më kanë thirr. Unë kam qenë i vetmi që kam kënduar gjermanisht. E kam zënë vetin e tretë”, ka thënë ai.

Marketing