Kushtrim Jetishi i njohur si Koki Surle, djaloshi me origjinë nga Gjilani, që jeton në Zvicër, i cili me instrumentin e tij surlen po bën për vete ndjekës pa fund, duke mos i harruar kështu traditat dhe kulturën e vendit të tij.

Marketing

Remix-at e tij tashmë janë të njohura për publikun jo vetëm shqiptarë por dhe të huaj, sidomos ato me instrumentin e tij surle.

Bashkëpunimet e tij janë nga më të ndryshme si me Dhurata Dorën, Fifin, Don Xhonin, Taynën etj.

Në një intervistë ekskluzive për albora.ch ai tregon në detaje se si ka filluar karrierën e tij.

Koki për të gjithë shqiptarët në diasporë dhe kudo ku ka shqiptarë, a mund të na tregosh si të erdhi ideja që të merreshe me një instrument të tille, si filloi?

Unë me muzikë jam marrë që prej fëmijërisë ku dhe kam vazhduar shkollën e muzikës në Gjilan, jam përcaktuar për këtë instrument sepse e dua me shpirt dhe shpresojë që t’ia kem dal me të.

Ju vini nga qyteti i Gjilanit, fillimet e tua ishin që në vendlindje apo në Zvicër?

Fillimet e mia janë nga qyteti im i lindjes Gjilani, duke bashkëpunuar me shume grupe Muzikore veçanërisht me Ansamblin Autokton Bajram Curri dhe Ansamblin tashmë të njohur edhe në arenën ndërkombëtare Ansamblin Gjilani, me të cilin kemi arritur suksese të jashtëzakonshme, duke vazhduar me aktivitete në Zvicër por me ide dhe stile të reja e që po pëlqehen shumë nga publiku gjithandej.

Nga të gjitha bashkëpunimet që ju keni bërë kush ka qenë bashkëpunimi që ju ka ndihmuar dhe ju ka dhënë emër apo mbështetje në karrierën tënde?

Gjitha bashkëpunimet kanë qenë perfektë dhe të gjitha kanë qenë që më kanë ndihmuar sa i përket famës.

Cili është projekti juaj i fundit dhe cili do të jetë në vazhdim?

Projekti im i fundit ishte me Merita Latifi dhe Xhela Abazi , ndërsa projektet e ardhshme do ua lë si surprizë fansave .

Jeni një djalë i ri, ku rrallë herë shohim djem të jenë të interesuar në traditat e vendit të tyre, si ndiheni ju për këtë fakt?

Unë jam rritur me muzikën burimore tradicionale sepse prejardhja ime është nga Karadaku dhe treva jonë është shumë e pasur me tradita, kështu që unë muzikën tradicionale e kam në gjak dhe kam dashur që në këtë mënyrë të avancojmë muzikën tonë edhe me stile të reja, me një fjalë ta modernizojmë. /albora.ch/

Marketing