Në Maqedoni të Veriut kanë vdekur 22 persona si pasojë e COVID-19 vetëm në 24 orët e fundit.

Marketing

Ministria e Shëndetësisë e këtij shteti ka bërë të ditur se janë regjistruar edhe 1,861 raste të reja me koronavirus.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID në Maqedoni të Veriut që nga fillimi i epidemisë është 261,347, i të shëruarve 231,179, ndërsa numri i viktimave shkon në 8,285./albora.ch/

Marketing