Një grua ka vdekur dhe disa qytetarë janë plagosur nga të shtënat e ndodhur gjatë festës së një hoteli në Uashington-in Veriperëndimor, në orët e para të 27 janarit.

Marketing

Policia u thirr në zonën Van Ness, rreth orës 3:30 të mëngjesit, pas raportimeve për të shtëna me armë zjarri.

Brenda hotelit Days Inn, u gjetën pesë burra të plagosur dhe një grua mbeti e vrarë, sipas komunikimit të komandantit të distriktit të dytë, Duncan Bedlion.

Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital.

Shumë forca policore dhe automjete të ndihmës mjekësore kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, në rrugët Albemarle dhe Yuma.

Ky bllok është zonë komerciale dhe e populluar, me shumë ndërtesa.

Bedlion tha se anëtarët e komunitetit, edhe më parë, janë ankuar për hotelin në fjalë.

Connecticut Avenue u bllokua në të dy drejtimet nga hetimi i policisë dhe u rihap pas orës 7 të mëngjesit.

Policia nuk dha detaje të menjëhershme rreth shkakut të përdorimit të armës, e cila rezultoi fatale për një qytetare. /albora.ch/

Marketing