Një rast i rënd ka ndodhur sot, ku një fëmijë ka therur me thikë një person të rritur në fshatin Bresanë të Komunës së Dragashit në Kosovë.

Marketing

Këtë lajm e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Rasti ka ndodhur në ora 12:10 minuta në hyrje të oborrit të shkollës të fshatit ku një fëmijë i ka shkaktuar lëndime trupore një personi madhor. Ai ka marrë ndihmën e parë mjekësore në QKMF në fshat pastaj është dërguar në spitalin rajonal për trajtim të mëtutjeshme”, ka thënë Gashi./albora.ch/

Marketing