Egzon Ademaj është një djalë shqiptar që jeton në mërgim, por është duke marrë shumë vëmendje nga shqiptarë, si në Kosovë, Shqipëri dhe në trojet tjera shqipfolëse.
Fama e tij po zgjerohet çdo ditë e më shumë, jo vetëm nga shqiptarët, por edhe nga gjermanofolësit.
Djaloshi që jeton në Gjermani po ndiqet në rrjetet sociale nga rreth 400 mijë persona.
Videot e tij kanë miliona shikime, ndërkaq profili i tij në Tiktok ka mbi 15 milionë pëlqime.
Egzoni që ndrysh njihet edhe si Egzxxn është vetëm 23 vjet, atë e pret një e ardhme e ndritur, pasi po punon fortë për t`i plotësuar ëndrrat e tij.
@egzxxn Shpirtin ma ka lodh | Instagram: egzxxn #fy #foryoupage #fyp #foryou #fd #fürdich #viral #shqip ♬ Originalton – Egzxxn
Ai jeton në Wuppertal, por ka prejardhje nga Lubova, fshat në komunën e Istogut.
Egzxxn është i njohur humorin e tij të veçantë, ku gërshetohet më ndodhitë e jetës së përditshme në mërgim.
Përveç humorit, Egzon merret edhe me muzikë, si dhe është trajner i Taekwondo.
Ai në një intervistë ekskluzive për Albora.ch ka treguar se ka shumë projekte për të ardhmen dhe është duke punuar shumë për t`i realizuar.
Intervista e plotë për Albora.ch:
Albora.ch: Si e keni filluar të merrni me video në Tiktok?
Egzon Ademaj: Së pari fillova me humor në gjuhën gjermane, pas një kohe e gjeta vetën edhe në humor shqiptar. Kur publikova videon e parë shqip, videoja u bë virale me shikueshmëri dhe me pëlqime shumë të mëdha, pas asaj shqiptarët më pritën shumë mirë. Me ato komente e tyre pozitive më dhanë vullnet më shumë për të bërë video të tjera shqip.
@egzxxn Instagram: egzxxn #fy #foryoupage #fyp #foryou #fd #fürdich #viral #shqip ♬ Originalton – Egzxxn
Albora.ch: Ju bëni komedi të ndryshme në videot që i publikoni?
Egzon Ademaj: Unë jam njeri pozitiv dhe e kam familjen që dinë të bëjnë humor siç di unë, dhe jam shumë i lumtur kur me humorin tim i bëj njerëzit të qeshin.
Albora.ch: Në videot e fundit po e shfaqni në mënyrë komike shqiptarët që jetojnë në diasporë? Çfarë do të thotë kjo, a është ironizim?
Egzon Ademaj: Videot e mija janë humor. Nuk janë ironizim, sepse edhe unë jam një prej atyre që jetoj në shtete të jashtme (jashtë Kosovës). Unë shpresoj që me videot e mija nuk preket apo ofendohet askush, sepse në fund të fundit e përqeshi dhe vetën time në të njëjtën kohë, kështu që nuk është e nevojshme të preket askush, është thjesht humor.
Albora.ch: A keni pasur reagime pozitive a po negative më humorin tuaj?
Egzon Ademaj: Ka pasur shumë reagime pozitive, por si çdo kund ka pasur edhe negative. Reagimet negative janë shumë të pakta.
Albora.ch: Këto video a i bëni për hobi apo për të fituar të mira materiale(p.sh para)?
Egzon Ademaj: Humorin e kam hobi, dhe çfarë të vijë mirë se të vijë.
@egzxxn @Egzxxn prej nestrit sju dal ma ne foryou ktu ne kosov se kthena ngjermani. Follow me on instagram for more videos: egzxxn ❤️ #fy #foryoupage #fyp #foryou #viral #fd #fürdich #shqip ♬ Originalton – Egzxxn
Albora.ch: Po ashtu, ju merreni edhe me muzikë, si po ju ec? A jeni duke punuar për projekte të ardhshme?
Egzon Ademaj: Kohën e fundit po merrem dhe pak me muzikë. Shoqëria ime të cilët janë në grupin Rüya Records po më ndihmojnë edhe më përkrahin shumë. Në këtë pikë i falënderoj Rüya Records. Kemi projekte si për shembull: bashkëpunime me kompania të ndryshme shqiptare dhe gjithmonë i mirëpres ofertat që më jepen. Kemi plane edhe projekte për të ardhmen dhe punoj shumë për t`i realizuar ato. Jam në përfundim të një kënge shqip/gjermanisht. Të gjithë procesin dhe jetën time private mund ta ndiqni në Instagram: egzxxn.
Albora.ch: Ju jeni trajner i Taekwondo, qe sa kohë jeni duke u marr me këtë sport?
Egzon Ademaj: Isha në moshën 6 vjeçare kur fillova të merrem me Taekwondo. Tani e kam shiritin e 3 ( 3 rripa të zi). Jam trajner i 130 nxënëseve dhe e kryej me dëshirë të madhe detyrën time. Edhe pse studioj, punoj, merrem me muzikë dhe Video. Gjithmonë e ndaj kohën për t`i trajnuar fëmijët.
Albora.ch: Cilët janë qëllimet e tuaja si trajner i Taekwondo?
Egzon Ademaj: Që 18 vite ushtroj dhe që 8 vite merrem profesionalisht me Taekwondo. Taekwondo-ja nuk të ushtron vetëm trupin, por të ushtron dhe mendjen: Respekt, disiplinë dhe sjelljen. Një nga qëllimet e mija është që dhe t`i largoj fëmijët dhe adoleshentët nga rruga dhe veset apo veprat e këqija.
Albora.ch: Në qoftë se do të jetonit në Kosovë, a mendoni që do të kishit pasur këto mundësi profesionale sikurse që i keni në shtetin që jetoni?
Egzon Ademaj: Nuk jetoj në Kosovë dhe nuk e di sa mundet ndokush në Kosovë të arrijë atë çka do. Megjithatë, besoj që është shumë më e vështirë për të arritur diçka në Kosovë se sa në shtete të jashtme.
Albora.ch: A keni hasur në racizëm në shtetin që jetoni? Në qoftes e po çfarë ju ka ndodhë?
Egzon Ademaj: Pak a shumë dhe mos të ndodhë asgjë has njeri në konflikte me njerëz që janë vendas. Për shembull has në konflikte edhe kur ata bëjnë shaka. Ne rast të racizmit konkret nuk më ka rënë të has.
Albora.ch: A keni menduar që të ktheheni në Kosovë?
Egzon Ademaj: Me formulimin e kësaj pyetje nuk jam me ju dakord, sepse unë kam lindur në Gjermani, dhe nuk i bije të kthehem, por i bije që ta ndërroj vendin.
Jam mësuar me kushtet gjermane dhe për tu shpërngulur në Kosovë më duhen kushtet e Gjermanisë.