Një polic është quajtur hero pasi ka përfunduar shpërndarjen e ushqimit në një shtëpi, pasi shoferi i shpërndarjes u arrestua gjatë rrugës së dorëzimit.

Marketing

Kamerat te dyert e shtëpisë në South Dakota kanë kapur momentin kur polici paraqitet para derës me pije dhe ushqim në duar.

Gruaja që del për ta marrë porosinë mbetet e habitur kur sheh policin, kurse ky i fundit i shpjegon: “E di se nuk jam ai që prisnit, por shoferi juaj u arrestua”.

“Kështu që mendova ta përfundoja porosinë për ju”, tha ai. Gruaja qeshi dhe e falënderoi, ndërsa polici u kthye në veturën e tij patrulluese.

Kjo video që kapi momentin është bërë virale në rrjetet sociale./albora.ch/

Marketing