Detektivja shqiptare nga Shqipëria, Shkenda Lili është e jashtëzakonshme në paraqitjen e saj, njëjtë sikur edhe në punën që ajo e bën më aq pasion.

Marketing

Me një pamje të bukur dhe të një zonje punëtore, Shkënda Lili është një figurë e cila fare lehtë mund të kishte qenë një vajzë apo aktore që do ta njihte e gjithë bota. Ajo sot vjen më një rrëfim ekskluziv për Albora.ch, derisa jep detaje të rëndësishme për punën e saj të veçantë.

Ajo është e para detektive private femër në Shqipëri, e cila me kompaninë e saj Detective Agency, siguron biznese, por edhe jetën e shumë personazheve VIP.

Detektivja e njohur shqiptare Shkenda Lili në një intervistë për Albora.ch  ka folur mbi temën e tradhtisë dhe trendët më të fundit të saj. Sipas saj nuk janë vetëm gocat e reja që lidhen me burra të martuar të mëdhenj në moshë. Ajo thotë se sot çunat e rinj “shkojnë” me gra të moshuara, sepse ato kanë para dhe fuqi.

Ajo se fundmi ka nisur operimin e saj edhe në Kosovë:

Detektivja private që investigon shumëçka, duke nisur nga tradhtitë në çift e deri te shumë të tjera investigime, ajo na rrëfeu më shumë për profesionin e saj.

Shkenda Lili është një detektive private, e cila investigon çështje të ndryshme sipas kërkesave të klientëve, dhe këtë herë shumë më afer jush.

Albora.ch: Na flisni më shumë për punën tuaj dhe fillimet si detektive?

Shkenda Lili: Puna e një detektivi nuk është punë e thjeshte ka goxha vështirësi, lodhje psikologjike dhe ngarkesa tjera që gjatë punës apo investigimit shfaqen shumë.

Albora.ch: Si zbulohet një tradhti? A mund të ndash një sekret më neve, si kuptohet që dikush po bën një pabesi në lidhje apo biznes?

Shkenda Lili: Sekretet e investigimit nuk është se duhet të tregohen sepse më pas puna dhe procesi del të jetë i njohur dhe kjo na pengon në punën tonë e që normalisht kërkon përkushtim të lartë.

Për te zbuluar një tradhti patjetër që duhet kohë dhe një investigim i mirëfilltë intensiv. Ndërsa për të kuptuar që diçka nuk shkon më partneritetin ne biznes fillohet që nga dyshimet që diçka me të ardhurat nuk shkon apo dëmtimet në punë.

Albora.ch: Më shumë tradhtojnë meshkujt apo femrat?

Shkenda Lili: Në fakt me njeri tjetrin tradhtojnë shumicën e rasteve, ka dhe nga ato rastet kur tradhtojnë me gjininë e njëjtë por absolutisht që si meshkujt dhe femrat ne ditën e sotme në kohen e internetit njësoj janë.

Detektive Shkenda Lili

Albora.ch: Na thuani a tradhtojnë politikanët shqiptar, dhe a keni pasur ndonjë rast kur ju e keni zbuluar?

Shkenda Lili: Në lidhje më këtë pyetje dua të përgjigjem, pse nuk janë njerëz ata, pikërisht për këtë ata kane akses akoma më shumë për te tradhtuar në shumë aspekte.

Në zyrën time vijnë dhe trokasin te gjitha nivelet e njerëzve, të thjeshte, biznesmen, personazhe (vip)  etj.

Albora.ch: Çfarë duhet të posedoj një detektive që të kap suksesin e saj?

Shkenda Lili: Një detektiv që të jetë i suksesshëm duhet të jetë shumë vigjilent dhe shumë diskret, sepse këto janë tiparet e para që një detektiv duhet ti posedojë por pa diskutim dhe shumë seriozitet në punë. Serioziteti i punës tregon më pas rezultatet e kërkuara dhe sjellë në pah atë çfarë është synuar.

Atëherë, vigjilencë dhe seriozitet!

Shkenda Lili

Albora.ch: Ju jeni detektive, dhe shumë herë thuhet si kjo që ndan qiftet, ju vetëm faktoni prova a po. Si ndiheni ju kur dikush mund t’iu sheh më këtë që ndani qifte?

Shkenda Lili: Në fakt s’kam lidhje në ndarjen e tyre “tradhtinë s’po e bëj unë po e bëjnë ata ose ato, unë vetëm i faktoj” .

Puna e një detektivi është një profesion shumë i përhapur dhe i respektuar ne Evropë dhe Botë dhe një Detektiv nuk merret vetëm ne investigimin e tradhtive por operojnë në shumë fusha, çka është e rëndësishme që të gjithë duhet ta dinë, ne operojmë për:

  1. Njerëz te humbur
  2. Investigim ne biznes dhe falsifikimin e patentave te markave
  3. Investigim të adoleshentëve
  4. Prova në divorc etj.

A. Jahaj, Albora.ch

Marketing