Ishte ende e mitur kur u largua nga Shqipëria, por asnjëherë nuk e kishte menduar se të gjithë do flisnin për të dhe historinë e saj të veçantë.

Marketing

Bianka Dervishi, shqiptarja që jeton në Itali dhe punon si një shofere kamioni vjen më një intervistë ekskluzive për Albora.ch.

Bianka është kamionistja e parë shqiptare edhe pse jetën e bën në Itali, ajo asnjëherë nuk e ka harruar Shqipërinë.

Deri më tani mendohej  që profesioni i shoferit është vetëm për burrat? Edhe gratë e ushtrojnë këtë profesion më së miri dhe ketë na e tregon historia e Biankës, e cila punon kamioniste në Itali dhe ndjehet shumë e lumtur për punën që bënë.

“Kamioni është shtëpia ime e dytë”, thotë Bianka për Albora.ch teksa tregon ritualin e saj të përditshëm me kamion nëpër rrugët e Italisë.

Bianka Dervishi

Bianka pohon se shumë vajza janë frymëzuar nga guximi i saj dhe kanë nisur kursin për kamion. Megjithatë ajo pranon se në disa raste burra habiten kur e shohin në timon.

Ajo është shumë aktive edhe në rrjete sociale sidomos Tik-tok derisa nga aty kanë filluar ta njohin të gjithë ku edhe ka marrë një përkrahje të madhe.

Prej 16 vitesh, Bianka ka emigruar dhe jeton në Itali, ku ka vendosur që të punojë si kamioniste.

Bianka ka hequr dorë nga profesioni i saj si parukiere për t’u përkushtuar plotësisht pasionit të saj. Ajo është komentuar shumë dhe është vënë në qendër të vëmëndjes për faktin se është e para femër kamioniste.

Albora.ch: Na flisni diçka për veten, kur dhe si u larguat nga Shqipëria?

Bianka Dervishi: Tashme më njohin të gjithë si Bianka kamionistja dhe është një emër që më pëlqen shumë , mu dha emri kamionistia e parë shqiptare dhe jam shumë krenare për këtë titull, por edhe ndonjëherë edhe çuditëm. Rashë në sy kur ishte kohë pandemie, ku edhe nisa të bëjë video të ndryshme në Tik-Tok dhe më pas njerëzit filluan më shikonin dhe pëlqenin punën time.

Nga Shqipëria jam larguar para shumë vitesh, kur kam qenë minorene.

Bianka Dervishi

Albora.ch: Si erdhi deri të ideja për vozitjen e kamionit, na trego sa ka qenë e vështirë për ty?

Bianka Dervishi: Ideja siç e kam thënë në shumë intervista tjera, duke shkuar më një familjarin tim që voziste kamion dhe që nga aty më duket sikur u dashurova me kamionin . Po ashtu kur isha shumë e vogël shkoja me babin më furgon për të furnizuar dyqanin që kishim madje shumë e vogël i merrja babit motorin dhe nuk zbrisja asnjëherë. Derisa isha fëmijë më shumë isha çuni babit se sa një vajzë që i donte kukullat apo diçka si vajzat sepse gjithmonë dëshiroja diçka më atraktive. Kamionët çfarë do qofshin ata më pëlqenin shumë. Kujtoj komshiun tonë xhaxhi Ali i cili ishte vozitës kamioni dhe nga ai më duket sikur kam filluar të kem një simpati për kamionët.

Çdo fillim ka vështirësitë e veta por unë disi isha e mësuar dhe e dija që e adhuroja punën më kamion pra të vozisja një kamion sado i madh të jetë. Një përparësi kisha unë që nuk kisha frikë nga mjetet dhe se dija ti përdorja apo thjesht isha e mësuar më to.

Bianka Dervishi

Albora.ch: Në vendin ku jetoni, sa ka qene fillimi i vështirë dhe a jeni paragjykuar?

Bianka Dervishi: Këtu ku jetoj në Itali ,fillimisht më shikonin me habi kur kaloja me kamion dhe gjithmonë më pyesnin nëse vërtet do ta beja ketë punë. Të gjithë më shikon më habi dhe kisha edhe prej atyre që më thonin shko bëju modele dhe leje kamionin se nuk është punë femrash.

Tanimë i gjithë vendi këtu më njeh dhe gjithmonë më përshëndesin por ka nga ata që edhe ndjehen edhe krenar për mua pasi kohëve të fundit kanë shkruar shumë për mua.

Vështirësi ka pasur si çdo fillim dhe normalisht ishte një punë e re dhe kërkonte edhe angazhim e guxim, por ama nuk jam ndalur asnjëherë dhe sot jam këtu dhe jam akoma më e fortë.

Bianka Dervishi

Albora.ch: Cila ka qene ëndrra jetësore e jotja dhe a ju është realizuar?

Bianka Dervishi: Ëndrrat e mia i tashmë i kam nxjerr nga sirtari ku ishin dhe do filloj të luftoj për ato.

Ëndrrat e mija gjithmonë do i ndjekë dhe jam unë ajo që duhet vendosi për jetën time, ashtu siç duhet të bëjnë gjitha femrat e sidomos ato shqiptare sepse është koha e shqiptarëve.

Albora.ch: Na trego ndonjë rast të çuditshëm që ju ka ndodh si shofere ose ndonjë rast qesharak

Rast të çuditshëm me ndodh sa herë shkoj në ndonjë fabrikë te re qe s’kam qenë më parë dhe kur më shikojnë se nj femër vozit një kamion gjigant atëherë edhe çuditën apo pyesin po si arrite?

Një rast i bukur më ka ndodhur në Shqipëri, me ndaloi polici me tha patentën dhe po shikonte i thash se gjithçka është në rregull, por polici më ndaloi sepse më kishte njohur edhe nga mediat apo tik-toku dhe kishte dashur ta dijë nëse vërtetë vozis një kamion apo e bëjë vetëm për show dhe pasi ia tregova patentën e kamionit ai mbeti i habitur dhe më uroj shumë suksese. Ika nga aty e buzëqeshur por edhe e lumtur.

Bianka Dervishi

Albora.ch: A e vizitoni shpesh Shqipërinë, dhe sa ju mungon?

Bianka Dervishi: Shqipërinë e vizitoj sa herë më jepet mundësia dy ose tre herë ne vit.

Sa herë kam pushime mendjen e kam të vi ti kaloj në Shqipëri dhe besoj se s’ka emigrant që nuk i mungon Shqipëria  sepse është vendi ynë dhe normalisht kemi kujtimet tona aty.

Gjatë gjithë eksperiencës time kam mësuar qe duhet të ecim para, mos ta kthejmë kokën pas për asgjë. Mos të dëgjojmë fjalët negative jam me idenë që disa njerëz që janë negativ mundohen te gjejnë atë negativitetin tek ty, kështu që nëse ti vërtetë e donë diçka të duket e drejtë për ty gjen vetveten aty, mos ndalo bëje atë që do dhe që të bën krenare për vetën.

Albora.ch, A. Jahaj

Marketing