Është aprovuar qëndrimi i Këshillit të Bashkimit Evropian për heqjen e vizave për kosovarët, më së largu deri më 1 janar, 2024. Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, thotë se Gjermani është angazhuar fuqishëm për një vendim të tillë.

Marketing

“Më në fund. Një vendim i tejzgjatur për të cilin Gjermania ka avokuar fuqishëm”, ka shkruar  Rohde në Twitter.

Ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian janë pajtuar sot që t’ia japin mandatin Këshillit të BE-së për ta negociuar procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën me Parlamentin Evropian.

Lëvizja pa viza për qytetarët e Kosovës, sipas propozimit të Këshillit, do të jetë e mundur kur të hyjë në fuqi sistemi evropian i udhëtimit, ETIAS, dhe data për këtë është 1 nëntori i vitit 2023. Në rast se ky sistem nuk hyn në fuqi, atëherë data e fundit e heqjes së vizave për kosovarët do të jetë më së largu më 1 janar 2024.

Marketing