Shkendije Berisha- Pacolli tashmë është emër i njohur sidomos në diasporë ku jeton dhe vepron, ne Wirges te Gjermanisë dhe krejt kjo falë punës se saj si psikologe.

Marketing

Ajo ka mbaruar studimert  mbi Zhvillimin njerëzor (psikologji) à Bachelor i Shkencave në Infermieri (Human development (psychology) à Bachelor of Science in Nursing), derisa prej vitesh jeta e saj në Gjermani ka qenë plot sfida por tashmë më rezultate të jashtëzakonshme, shkruan Albora.ch.

E vendosur dhe një qetësi, Shkendija karakterizohet si njera nder femrat më të fuqishme në diasporë sidomos në fushën e psikologjisë.

Në një intervistë ekskluzive pë Albora.ch ajo ka rrëfyer për fillimet e saj në Gjermani, vështirësitë dhe gjitha përpjekjet e saj për të arritur suksesin që ajo sot gëzon si psikologe.

Shkendije Berishen-Pacolli Këshilltare e Psikologjise në ne Wirges te Gjermanisë

Albora.ch: Na folni më shumë për jetën tuaj, kur emigruat në Gjermani dhe si fillove jetën atje?

Shkendije Berisha- Pacolli: Unë pas përfundimit të studimeve në Sllovaki në vitin 1997/98 erdha në Gjermani të vazhdoj studimet për Master mirëpo kjo nuk ishte e mundur për shkak të dokumentacionit si kosovare dhe pastaj pas fillimit të luftës në Kosovë primare për mua si edhe për të gjithë mërgimtarët në atë kohë ishte familja dhe synimi kryesor largimi i tyre nga Kosova.

Si një femër e re Ishte një fillim shumë i vështirë për mua pasi që unë kisha ardhë e vetme pa anëtar të familjes, pa ditur gjuhën por me një ëndërr të madhe por që cila pas fillimit të luftës në Kosovë u shëndrrua në një luftë mbijetese.

Albora.ch: Ju jeni psikologe me profesion, na folni si arritët të jeni tashmë e njohur nga të gjithë?

Shkendije Berisha- Pacolli: Profesioni si këshilltare e psikologjisë është shumë delikat dhe në të njëjtën kohë edhe dobiprurës. Ne të gjithë kemi probleme, por ata të  cilët marrin guximin të konsultohen ata edhe e vërejnë kurimin kështu që unë mendoj se të tillët të rekomandojnë tek të tjerët siç thotë një shprehje prej “gojë në gojë”, e që është edhe reklama më e qëlluar. Duke mos harruar faktin se sa më rëndesi dhe efikas është trajtimi në gjuhën amtare, duke mos përjashtuar këtu edhe besimin dhe ndjeshmërinë mbështetëse që ne si popull kemi për njëri tjetrin gjë që klientela këtë e vëren dhe e ndien.

Albora.ch: A mund të tregoni më shumë për punën si psikologe?

Shkendije Berisha- Pacolli: Une punoj si këshilltare e psikologjisë në ordinancen time private dhe klientela ime është shqiptare. Përpos deshirës time shpirtërore këtë kam zgjedhur me qëllim ndoshta edhe si një kompensim moral siq e ndjejmë ne mërgimtarët ndaj popullit dhe atdheut tonë. Trajtimi i klientëve në gjuhën amëtare  ka treguar një përmirësim të jashtëzakonshëm tek shumë klientë dhe kjo me inspiron edhe më shumë në punën time. Unë si fushë profesionale trajtoj një ndër krizat e ashtu quajtur krizë e vitëve të mesme ose „Midlife Crissis“, e që në shoqërinë tonë është një temë e paprekur e që atakon sidomos gjininë mashkullore e të cilët janë shumë pak të informuar dhe inferior kundër këtij çrregullimi emocional dhe hormonal.

Albora.ch: Çka mendoni për shoqërinë kosovare dhe problemet me stresin dhe depresionin?

Shkendije Berisha- Pacolli: Nga ana profesionale të flasësh për popullin tonë gjegjësisht shoqërinë kosovare nuk të mjafton dot një libër për arsye se si një shoqëri shumë herë e sfiduar, kolektivisht e traumatizuar dhe e dhunuar gjatë luftës, të preukopuar me një stres posttraumatik që nuk është trajtuar po thuaj fare atëherë ne si shoqëri posedojmë aq shume resurse me një  qëndrueshmëri, me një elasticitet dhe progres masiv në të gjitha fushat. Nuk duhet harruar se shoqëria kosovare edhe sot e kësaj dite ende  ballafaqohet me nje stres  të pa nevojshëm dhe të imponuar nga sistemi që ndikon në ndërdijen kolektive të shoqërisë! Në një shtet te ri siç është Kosova çdo ndryshim për të mirë gjithmonë përcillet me pengesa dhe shqetësime.

Ndoshta edhe ndodhemi në një depresion kolektiv, por vullneti ynë ka treguar ndër vite se ne si racë kemi forcë, intelegjencë dhe aftësi të mjaftueshme për të mos u dorëzuar. Gjendja momentale është një lakore që është më se normale për situatën aktuale e cila kërkon armët më të mira që kemi përdorur ndër shekuj ne shqiptarët: fuqinë e mendjes dhe durimin!

Albora.ch: A keni ndonjë mendim për të rinjët që po largohen nga Kosova tashmë nga gjitha profesionet, mjekë ,mësues, polic etj.

Shkendije Berisha- Pacolli: Po mendoj se vetë fakti se secili në vendimet e tyre nuk janë të përndjekur si gjatë historisë është një përparësi. Duke mos kërkuar fajtor pse po largohen unë më dëshirë kisha thënë  se po largohen  vetëm me qëllimin që një ditë të kthehen më të pasur se kurr me dituri dhe përvojë për ti shërbyer vendit tonë.

Ne si shoqëri kemi një shpirt besnik ndaj origjinës tonë dhe se të qënurit shqiptar për ne është më shumë se një identitet. Ndoshta do të ishte mirë ta demostrojmë më shpesh thënien nga Hasan Prishtina „Njeriu pa kombin është asgjë, e kombi pa brezat e ardhëshëm shuhet“.

Unioni i bizneseve të diasporës

Albora.ch: Ju jeni edhe në Unionin e Bizneseve. Si ndjeheni për këtë?

Shkendije Berisha- Pacolli: Po, jam anëtare e Kryesisë në Unionin e Bizneseve dhe për këtë jam shumë mirënjohëse që së bashku me Kryetarin e UB-se z. Nazmi Viqa dhe tërë kryesinë  kemi synimin e përbashkët ti krijojmë hapësirë gruas shqiptare në avansimin si profesioniste dhe afariste në Gjermani dhe vendlindje.

Albora.ch, A, Jahaj

Marketing