Një vajzë e re shqiptare ka hapur një dritare të re për gjithë ata libërdashësit shqiptarë që jetojnë në mërgim.

Marketing

Lirie Zeneli, është një vajzë  që jeton në Belgjikë.

Ajo ka hapur një Online shop për të shitur libra në gjuhën shqipe.

Zeneli ka treguar se platforma e saj online përmban mbi 300 libra shqip.

Ajo ka treguar se në Belgjikë ka shumë shqiptarë që jetojnë nga Kosova dhe Maqedonia e veriut.

“Ka shumë shqiptarë në Belgjikë, ndoshta jo edhe aq sa në Zvicër, Belgjika është mjaftueshëm e mbushur më shqiptarë të Kosovës, të Maqedonisë pak më shumë”, ka treguar ajo.

Zeneli gjatë intervistës së saj në Fol Shqip Show, ka treguar për prejardhjen e saj, dhe jetën para shpërnguljes në Belgjikë.

Lirie Zeneli

“Unë jam me prejardhje nga Gjilani, kam lindur dhe jam rritur në Maqedoni, në Çerkezë, në një fshat të Kumanovës. Janë shpërngulur në vitet 70-80, ndoshta edhe pak më herët, në qoftës se nuk gaboj. Nuk është se kemi kaluar shumë kohë në Çerkezë, me aq sa mbaj mend unë, sa më ka treguar gjyshi. Në Belgjik jemi shpërngulur në fund të 2011, jam edhe unë refugjate, shumë e re në zonën shengen”, ka deklaruar ajo.

Më tej, Zeneli ka treguar se me çfarë është përballur pas ardhjes në mërgim.

“Nuk e kam mbaruar shkollën fillore, e lash në gjysmë klasën e 7, ka qenë rëndë, si gjithë refugjatët që shpërngulen, ndërrojnë vend, është sifidë më vete, për fëmijët për me mësu gjuhen, edhe për prindërit është sfidë që i lajnë gjithë ato tradita me u mësu me një shtet tjetër. Është kanë një shpërngulje e rëndë, jemi shpërngul familjarisht, siç thonë “guri peshon në vendin e vet””, ka thënë ajo.

“Kam studiuar shkencat politike, në Universitetin e Lirë në Bruksel, e kam kryer Bachelorin, ato tri vitet, tash jam në vitin e dytë në master, në kriminologji e kriminalistik në të njëjtin universitet në gjuhen frënge”, ka treguar ajo.

Gjithashtu, Zeneli ka folur edhe për librarin e saj të cilën e ka hapur online, ku ka treguar se i dërgon librat në gjuhën shqipe në zonën shengen.

Lirie Zeneli

“Unë librat i dërgoj gjithkund në zonën shengen ku ka shqiptarë. Në fakt atë që e promovoj më së shumti nuk është gjuha shqipe apo libri shqip, sepse librarit dhe libri shqip në Kosovë edhe në Shqipëri janë shumë të zhvilluar, shumë luksoze. Problemi është tjetër, posta, ndalohet gjithmonë në doganë, kutit që dërgohen prej Shqipërisë e Kosovës, d.m.th. shqiptarët e kanë hasur këtë problem, ku librat nuk dorëzohen në shtëpi”, ka shpjeguar ajo.

Zeneli ka treguar se dërgimi i librave për të është shumë më e lehtësuar pasi që jeton në Belgjikë.

“Për atë arsye unë që jetoj në Belgjik, edhe veproj dhe punoj në Bruksel, edhe mendova me lehtësu këtë rrugëtimin e librit për Evropë ku janë shqiptarët, me hapë një platformë online, librat i kam në shtëpi te unë, në apartament edhe i dërgoj aty ku më bëjnë porosi. Në Zvicër kam shumë porosi, dhe jam shumë e lumtur për këtë. Arrin porosia, shumë pak ditë vonon, nuk është se merr muaj e posta nuk të vjen asnjëherë, është një platform online dinjitoze, besnike që e dorëzon porosin”, ka thënë  ajo.

“Kemi shumë artikuj, çdo ditë po shtohen, kemi mbi  300 tituj”, ka theksuar Zeneli.

Lirie Zeneli

Gjithashtu, ajo ka treguar se dërgon libra edhe në burgje, ku ka shqiptarë të burgosur.

“Unë kam hyj në kontakt me komunat e ndryshme që janë përgjegjëse të burgjeve, edhe ia prezantoj një katalog të librave që unë realisht i kam përzgjedhur, kisha pas qejf që ata që janë nëpër burgje me i lexu disa libra specifik. I zgjedhi unë edhe ja prezantoj katalogun, ata që janë përgjegjës të bibliotekave ose të institucionit e bëjnë zgjedhjen, nuk marrin shumë libra, nuk është se janë shumë shqiptarë, i dorëzoj nga 20-30 libra”, ka thënë ajo.

Në fund, ka treguar se cilat janë misionet e saj.

“Misioni është i shumëfishtë. Misioni i parë është shpërndarja e librave në gjuhen shqipe te shqiptarët  që jetojnë në diasporë, misioni i dytë që rrjedh prej kësaj të parës, është njëfarë lidhje me gjuhën tonë amtare, por jo vetëm në atë llojin patriotik, por shumë student që janë publiku numër një imi, student që studiojnë në shtetet evropiane në gjuhë të tjera, edhe është një lloj hendek mes asaj që dimë për filozofin, për sociologjinë, për ekonomin, për çka do qoftë, edhe prej asaj që ne njohim prej atje”, ka thënë Zeneli për Fol Shqip Show.

Albora.ch

Marketing